Connect with us

Lajme

1 hyrje e re ne shtepine e Big Brother/ Ja kush eshte personazhi VIP qe pritet te hyj ne shtepi

Published

on

Meridian Ramçaj është një nga banorët më të spikatur të “Big Brother Albania”. Ai ka marrë pjesë në edicionin e 7 të këtij formati dhe që prej atëherë është bërë pjesë e jetës publike.

Gjatë këtyre viteve Meridiani është angazhuar në politikë teksa shpesh e kemi parë në emisione të ndryshme televizive, mund të përmendim këtu “Për’puthen”, ku ka qenë si opinionist.

Ndërkohë, Meridiani ka qenë një nga personazhet e përfolur se do bëhej pjesë e “Big Brother VIP” para se reality-shoë të niste. Deri tani ai nuk është bërë pjesë e tij, por së fundmi ka ngritur sërish dyshime se do bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Meridiani ka postuar në Instastory foton e një televizori duke shkruar “1,2,3…Prova”.

Televizori në foton e postuar prej tij është i vjetër, ashtu si televizori që ndodhet në dhomën e dënimeve në shtëpinë “Big Brother”. Duke bërë këtë paralelizëm, ndjekësit e tij kanë nisur të aludojë se ai do jetë banori i ri që do i bashkohet “Big Brother VIP” të premten. Megjithatë, theksojmë se ende nuk ka asnjë konfirmim prej tij dhe as nga produksioni.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport