Connect with us

E pergjithshme

1 Konkurent i ri hyn ne shtepine e Big Brother/ Zbulohet emri i djalit beqar qe do te beje lemsh shtepine

Published

on

Dje është bërë e ditur se sonte do ketë një hyrje të re në “Big Brother VIP”.

Lajmin e konfirmuan producentja Sara Hoxha dhe prezantuesja Arbana Osmani në InstaStory.

Detaji i vetëm që dihej ishte që bëhej fjalë për një çun. Portali “Kryefjala” ka zbuluar emrin.

Bëhet fjalë për Olsi Mingomatën, ish-konkurentin e “Big Brother”, edicionit të parë.

Ai ishte një ndër senzacionet e kohës në vitin 2008 për lidhjen me një tjetër ish-konkurente, Noçen dhe ndarjen nga partnerja që e kishe lënë jashtë, live në ekran.

Kjo ngjarje televizive ishte bombastike për kohën duke bërë që në qindra konkurentë të “Big Brother” në nëntë edicione, Olsi të jetë një nga ata që nuk harrohet.

Kjo njëherësh përbën hyrjen e parë nga formatet reality si “Big Brother” apo “Përputhen”, detaj për të cilin produksioni të paktën në fazën e parë ishte kundër.

Megjithatë, kjo hyrje nuk do të ta gëzojë Fifin me shumë gjasë që këto kohë ka kërkuar një mashkull “single” por të moshës së saj në “Big Brother VIP”.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport