Connect with us

Lajme

1 nga 3 banoret e reja te Big Brother Vip ka qene e dashura e Granitit/ Flet per here te pare motra e tij

Published

on

3 hyrjet e reja në spektaklin e së martës në “Big Brother Vip” ishin vajzat e njohura të ekranit shqiptar, Einxhel Shkira, Beatrix Ramosaj dhe Sara Berisha.

Ndërkohë në media thuhet se me njërën prej tyre Graniti ka pasur një lidhje më përpara, edhe pse nuk është zbuluar se për cilën prej tyre bëhet fjalë.

Së fundmi, Genta Cana, motra e Granitit ka dhënë një intervistë për “Prive” ku tha se i vëllai ka pasur shumë lidhje në të kaluarën, por kjo nuk do të thotë se ajo i njeh të gjitha.

“Unë në fakt nuk i di të gjitha lidhjet e Granitit, apo dhe flirtet, nuk e di me kë ka pa punë realisht nga të gjitha ato femra, pasi nuk mund të mohoj që Graniti ka pas femra në të kaluarën, ka pas shumë femra”.

Përsa i përket tre vajzave, ajo tha:

“Unë nuk kam informacion. Veç të të gënjej. Kështu që po tërhiqem prej kësaj pyetjeje”, tha moderatorja.

Ndër të tjera, ajo foli dhe për deklaratat që bënë mjaft bujë në rrjetet sociale, të cilat sipas saj nuk ishin aspak të vërteta dhe nuk e ka quajtur asnjëherë Fifin “maniake” e psikopate pasi thotë se nuk i mendon aspak ato gjëra.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport