Connect with us

Lajme

1 zarf i zi hyn brenda shtepise se Big Brother/ Ja cfare ka vendosur Big Brother per 2 nga banoret

Published

on

Meridiani dhe Antonela, dy konkurrentët më të rinj të shtëpisë së “Vëllait të Madh” kanë shkelur rregullat sapo kanë hyrë brenda.

Ata kanë biseduar me banorët, duke zbuluar se çfarë mendon publiku për ta. Për këtë, Vëllai i Madh ka vendosur që asnjë nga ata nuk do të përfitojë nga buxheti i javës. Arsyen përse, nuk duhet t’ia tregojnë askujt. Nëse shkelin sërish rregullat, do të përjashtohen menjëherë.

Puthjet në buzë mes çiftit janë bërë kryefjala e javës. Të dy u vunë në siklet kur Arbana përmendi momentin dhe me shaka u kërkoi një puthje ‘live’.

“Jo tani, të lutem”, u përgjigj Pajtimi, ndërsa Sarah tha se “tani hapin duhet ta marrë PM, unë e bëra hapin e parë”.

Moderatorja e përgëzoi blogeren për vajzën guximtare që është, ndërkohë që vetë Sarah rrëfeu se puthja ishte shumë e bukur.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport