Connect with us

Lajme

1 zarf i zi hyn ne shtepine e Big Brother/ Vellai i Madh denon 1 nga banoret, ja cfare ka bere

Published

on

Mbrëmjen e kaluar, në shtëpinë e “Big Brother VIP” mbërriti një tjetër zarf i zi, sërish për thyerje rregullash nga konkurrentët.

Kësaj here, një konkurrent i ri sipas produksionit kishte futur informacion nga jashtë, duke penguar lojën dhe duke ndikuar në gjendjen psikologjike dhe emocionale të Beatrix.

Ky konkurrent ishte Arbri. Arbri i kishte thënë Beatrix që sfida e vërtetë fillon jashtë dhe kjo sipas Arbanës ishte informacion nga jashtë.

Arbri tha se nuk e ka pasur për jashtë, por me çfarë ka parë brenda, sepse Einxhel dhe Donaldi i duken më debatues e më të përfshirë.

Kështu, “Vëllai i Madh”, dënoi Arbrin, duke i hequr imunitetin që fitoi nga Kutia e Pandorës dhe duke i hequr të drejtën për të nominuar sonte.

Në nominim janë Beatrix, Einxhel dhe Donald. Sipas sondazheve Beatrix ka qenë më e preferuara për të dal.

“Big Brother Vip” këtë vit ka zbritur nga “froni” “Portokalli”, duke u bërë emisioni më i shtrenjtë për të reklamuar. Kështu një sekondë para se Reality show të nisë transmetimin kushton 5700 lekë, kurse gjatë transmetimit, 11,000 mijë lekë. “Portokalli” për reklamat që transmetohen para spektaklit kushton 4300 lekë, kurse gjatë transmetimit, 8500 lekë.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport