Connect with us

Jete

27 Marsi do jete dite me FAT te madh ne gjendjen tuaj ekonomike/Astrologia Meri Gjini ben parashikimin per keto 8 shenja te horoskopit

Published

on

DASHI

Kini besim tek intuita juaj, sepse do tju ndihmojë të kuptoni më së miri personat që ju rrethojnë dhe situata të ndryshme. Dita do të jetë paksa e ngarkuar në punë, por në fund do të ndiheni të kënaqur nga rezultatet që do të arrini. Do të përmirësohen dukshëm financat tuaja dhe një të njëjtën kohë do të rritet dhe dëshira për të shpenzuar.

DEMI

Mos u ndieni në faj në qoftë se sot nuk mund të ndihmoni dikë që ka nevojë për ju: ndoshta kjo për faktin se sot do ju duhet të merreni me problemet tuaja. Përfitoni nga një propozim interesant në sektorin profesional, gjithmonë duke i vlerësuar më së miri gjërat.

BINJAKËT

Hëna dhe marsi sot ju bën të jeni më të shoqërueshëm dhe energjik. Në punë sugjerimet dhe propozimet tuaja do të dëgjohen me vëmendje nga kolegë e bashkëpunëtorë dhe në disa raste do të realizohen me sukses. Gjithçka po shkon mirë në sektorin e ndjenjave.

GAFORRJA

Gjatë kësaj periudhe po u nënshtroheni ritmeve mjaft të ngarkuara në punë, por rezultatet do të kompensojnë sforcimet e bëra. Do të dini të ruani qetësinë në çdo situatë, edhe në ato më të vështirat të shkaktuara nga thashetheme e fyerje pa vend. Nuk i keni akoma idetë shumë të qarta sesi duhet të veproni në një histori të re dashurie: sa për të filluar, mundohuni të lini mënjanë xhelozinë.

LUANI

Ju pret një ditë e shkëlqyer do të jeni shumë të vendosur për të arritur objektivat tuaja sa që asnjë nuk do mund tju pengojë. Kush është çift do të jetojë momente të qeta me partnerin. Për të tjerët që kanë zemrën e lirë i jepet një këshillë e vlefshme të mos dashurohen me persona që janë të angazhuar me dikë tjetër.

VIRGJËRESHA

Dita e sotme nuk premton gjëra të mëdha: parashikohen vonesa, pengesa e ndoshta edhe tensione me kolegë e bashkëpunëtorë në punë. Edhe në sektorin e ndjenjave parashikohen ulje-ngritje, ku ndikim ka pozicioni aspak i favorshëm i Hënës, por edhe tendenca juaj për tu nervozuar kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshironi ju.

PESHORJA –

Duhet tu kushtoni më shumë kohë çështjeve familjare, që tani, më shumë se kurrë, kërkojnë praninë dhe ndërhyrjen tuaj. Mbani nën kontroll nervozizmin, dëshirën për të shpenzuar dhe kaloni më shumë kohë me njeriun e zemrës.

AKREPI

Yjet sot do ju dhurojnë një ditë të shkëlqyer. Në punë parashikohet një valë e re ndryshimesh, e vlefshme si për të modifikuar cilësinë e punës, por edhe për të realizuar projekte që i keni për zemër. Në sektorin e ndjenjave do të keni mbështetjen e Hënës për të pasur një mirëkuptim perfekt me njeriun e zemrës.

SHIGJETARI

Për të mos humbur mundësitë që ju ofron dita e sotme veproni me shumë kujdes. Hëna mike ju këshillon të mos nxitoheni në marrjen e vendimeve, sepse më pas do të jetë tepër vonë. Mundohuni të keni një sjellje të ekuilibruar në familje. Kontrolloni mënyrën e të ushqyerit duke eliminuar pijet alkoolike dhe ushqimet pikante.

BRICJAPI

Dita e sotme do të jetë në lartësinë e duhur të parashikimeve tuaja profesionale, ashtu si dhe ju do të jeni në lartësinë e duhur si persona të besuar, të përpiktë dhe praktik. Një kombinim perfekt, që pa dyshim do ju lejojë të arrini objektiva të rëndësishëm. Mbrëmja do jetë argëtuese dhe marrëdhënia me partnerin shkon për mrekulli.

UJORI

Për dikë nga ju kjo ditë përfaqëson një moment të rëndësishëm për të arritur suksesin e dëshiruar. Vetëm se duhet të veproni me inteligjencë, pa u magjepsur nga gjëra që në pamje të parë duket sikur kanë një vlerë të madhe, por që në të vërtetë nuk është ashtu. Mundohuni ti falni më shumë dashuri njeriut të zemrës.

PESHQIT

Hëna sot favorizon sektorin financiar. Kështu që parashikohen përfitime ekstra që do të rrisin buxhetin tuaj. Në sektorin e ndjenjave nuk do të mungojnë okazionet për të kaluar momente të bukura me partnerin, ndërsa në qoftë se jeni beqar do të keni mundësi të bëni takime interesante.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport