Connect with us

Lajme

A është ‘krisur’ marrëdhënia e Sabianit me Ilirin?/ Ja cfare ndodhi qe i beri te kapen me njeri tjetrin

Published

on

Prej disa ditësh banorët e Big Brother Vip janë ndarë në çifte dhe do e vazhdojnë lojën në këtë mënyrë për njëfarë kohe. Mirëpo, edhe pse janë miq të mirë me njëri-tjetrin, duket se loja në çift nuk ka shkuar siç pritej për Sabianin dhe Ilirin.

Sabiani është ndjerë gjatë gjithë kohës në siklet, për faktin se Ilirit mund t’i mbetej hatri nëse e shihte me Donaldin. Gjatë një bisede me Kledin, ai u ndal dhe te nominimet dhe tha se mund të mos kishte mendim të nëjtë me Ilirin për të zgjedhur një banorë dhe shtoi se ndihet më mirë të luajë vetëm.

Ata tentuan t’i sqarojnë gjërat gjatë spektaklit, ndërsa Sabiani përsëriti se gjatë gjithë kohës kishte frikën se mos Ilirit i mbetej qejfi nëse ai rrinte me Donaldin.

“Nuk doja të ishte fare si lojë njëherë”, tha Sabiani.

Arbana: Kë do kishe zgjedhur? The më mirë të kishe zgjedhur ndonjë tjetër.

Sabiani: Jo, thjesht e kam thënë kot për të kaluar kohën. S’kam pasur ndër mend asnjë.

Arbana: Kemi gjysmë ore që po flasim që publiku do përgjigje nga ju sepse në baze të përgjigjeve vlerësoheni pastaj. Pse penalizoni veten duke mos dhënë përgjigje që njerëzit mos t’ju njohin dhe pastaj t’ju vlerësojnë për të dalë.

Sabiani: Po sinqerisht nuk kam pasur ndër mend asnjë tjetër. Thjesht nuk më pëlqeu ajo pjesa, se unë ktheja kokën mbrapa, rrija me Donaldin këtu, kisha atë merakun se mos i ngelej qejfi Ilirit.

Iliri u sqarua dhe tha se asnjëherë nuk ia ka ngarkuar një barrë të tillë Sabianin dhe nuk ka ndikuar në raportin që ai ka me çdo banorë.

“Së pari, unë asnjëherë s’ja kam ngarkuar barrën e gjësë Sabianit, në kuptimin me gjithë banorët e tjerë dhe me Donaldin në veçanti. Në qoftë se Sabi, dhe unë ia kam thënë troç, ka këtë ngarkesë psikologjike (kisha-ndërhyn Sabiani për të korrigjuar)… E shikoja që vazhdimisht Sabi përpiqej të hapte muhabetin se e vuante, po sinqerisht nuk e kuptoja se unë asnjëherë nuk ia kam ngarkuar ose ndikuar raportin që ai mund të ketë me çdo banorë”, tha Iliri.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport