Connect with us

Lajme

Ai do leje koken pas teje/ Keto jane 15 gjera qe e bejne 1 mashkull te dashurohet me gjithe zemer

Published

on

Janë vetëm dy cilësi të karakterit që bëjnë lidhjet të zgjasin: mirësia dhe bujaria. Provo disa nga këto këshilla për t’i dhënë më shumë partnerit..

1- Lëreni ta kafshojë për herë të fundit ushqimin tuaj. Nëse jeni duke ngrënë çokollatën më të mirë në botë dhe do pafund që ta shijosh i vetëm deri në fund, por gjithashtu di se dhe partneri e pëlqen, lëre ta kafshojë i fundit.

2- Bëj diçka pa pritur asgjë në këmbim, as një faleminderit. Bëje vetëm se e do partnerin dhe do që ai të ketë një ditë të bukur.

3- Lëreni ta zgjedhë shfaqjen apo filmin ai. Ku i dihet, mbase ai tregohet bujar dhe zgjedh diçka që e pëlqeni të dy.

4- Bëj diçka për seksin që partnerit i pëlqen ta bëjë. Mbase ju vërtet nuk doni ta bëni, por bëjeni për të. Ndoshta në fund edhe mund t’ju pëlqejë.

5- Nëse jetoni bashkë bliji gjërat për shtëpinë dhe mos ia përmend, sepse ti po ndan jetën me këtë person. Të tjerat janë vogëlsira.

6- Nëse të ftojnë në një event pune mos planifiko diçka fill pas saj. Është shumë e bezdisshme për partnerin kur ti shikon orën çdo 10 minuta se duhet të jesh diku tjetër më vonë.

7- Nëse je në dijeni se e ëma e partnerit do të vijë tek ju mos planifiko asgjë. Madje mendo të dalësh diku me të që mos t’i duhet partnerit ta bëjë.

8- Përgatit pastën e dhëmbëve me furçën e partnerit nëse ai përton ta bëjë. Gjërat e vogla bëjnë diferencën.

9- Bëja kafen në mëngjes përpara se ta kërkojë. Aq më mirë nëse di ta bësh fiks siç i pëlqen partnerit.

10- Nëse janë shumë të zënë mundohu të bësh diçka për ta. Mbase nuk di ta bësh fiks punën e tij, por thjesht fakti që mundohesh partnerit i pëlqen.

11- Bliji një palë çorape ose ilaçe p.sh. Do të jenë shumë mirënjohës për një punë koti që e kanë lënë pas dore, nëse e bën ti.

12- Shtyji në krevat e luaj me ta. Është diçka e bukur për të rriturit, ashtu siç është për fëmijët.

13- Komplimentoji shpesh dhe jo vetëm për të pasmet. Është bërë shumë i zakonshëm ai kompliment, ndaj gjej komplimente të tjera që ta bëjnë të ndihet më mirë.

14- Surprizoje me diçka që partneri nuk do e mendonte kurrë se do e bëje.

15- Ndihmoje mikun e partnerit nëse ka nevojë për një mbështetje. Kështu do e bëje të ndihet shumë mirë dhe krenar për ty.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport