Lajme
As italian as amerikan/ Keta jane 8 VIPAT qe i vune femijeve emra puro shqiptar

Deri para disa kohësh prindërit e rinj kishin tendencën t’U vinin fëmijëve të tyre emra anglezë, italianë, spanjollë, madje edhe brazilianë, vetëm shqiptarë jo
Por kohët e fundit duket se preferencat po ndryshojnë, dhe po vihet re një prirje e personazhëve të njohur sidomos, për t’i pagëzuar fëmijët e tyre me emra shqiptarë. Më poshtë, po ju listojmë disa nga VIP-at që preferuan një emër tipik shqiptar dhe me kuptim të veçante për vogëlushët e tyre..
”Zëri” – Elita Rudi dhe Gjiko/
Emrin “Zëri” e kishim të padëgjuar më parë, deri kur Elita dhe Gjiko na prezantuan me të voglin e tyre të porsalindur dhe na zbuluan edhe emrin e veçantë. Siç duket çifti ka preferuar një emër shqiptar dhe me domethënie, megjithëse disa prej fansave të dyshes së njohur nuk ju ka pëlqyer.
“Kroi Art” -Alban Dududshi dhe Bieta Sulo/
Alban Dudushi dhe Bieta Sulo i pëlqenin aq shumë përzgjedhjet që kishin bërë sa i vunë djalit të tyre, jo një, po dy emra shqiptarë. Para dy vitesh, çifti u bë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin: Kroi Art. “Një krua, kroi ynë i dashurisë dhe një vepër arti siç është ky që ne kemi nxjerrë në dritë”- tregoi Bieta teksa shpjegonte kuptimin e emrit të djalit të saj.
“Stinë dhe Ajër” -Eni Jani dhe Genci Fuga/
Edhe çifti i aktorëve Eni Jani dhe Genci Fuga, kanë zgjedhur dy emra shqiptarë dhe shumë të veçantë të veçantë për vajzat e tyre, Stina Ajër.
“Kristal”- Jonida Shehu/ Kristal është emri i vajzës së moderatores Jonida Shehu-t, e cila erdhi në jetë dy vite më parë. “Gjithçka e pastër, e kthjellët, e shndërritshme” – tregoi Jonida, duke shpjeguar kështu kuptimin e emrit të vajzës.
“Erlis”- Ledina Celo/
Këngëtarja e cila prej vitesh ka të vendosur jetën e saj jashtë vendit, Ledina Çelo, gjithashtu i ka vënë djalit të saj një emër shqiptar, Erlis (erë lisi)..
“Krena, Glauk” – Florjan Binaj/
Aktori i “Portokalli” ka zgjedhur emra shqiptarë për të dy fëmijët e tij. I ftuar në “Shiko kush luan” në sezonin që lamë pas, aktori shpjegoi kuptimin emrave. Flori tregoi se emri i vajzës së tij, Krena, vjen nga fjala krenari dhe për më tepër është një lumë në Gjakovë. Ndërsa Glauk, është emër ilir i cili është edhe pjesë e historisë shqiptare. Flori tregoi se ky emër është përdorur edhe në filmin e Aleksandrit të Madh, gjatë momentit kur Aleksandri i drejtohet një luftëtari duke e pyetur “Nga vjen ti?” dhe ai i përgjigjet “Unë jam Glauk dhe vij nga Iliria”…
“Dan” – Jonida Maliqi/
“Në fakt, emrin ia ka vendosur gjyshi i djalit. Edhe ne ishim shumë dakord, sepse na pëlqeu dhe donim një emër shqiptar. Menduam se ky emër shkon edhe me mbiemrin Prizreni”- ka treguar Jonida Maliqi kur është pyetur për kuptimin e emrit të djalit të saj.
”Zaho” – Edi Rama/
Shumë i diskutuar ka qenë edhe emri i djalit të kryeministrit, Edi Rama. Zaho ishte emri që Rama zgjodhi t’i vendoste të birit dhe është një emër tipik shqiptar. Ka qenë vetë kryeministri ai i cili ka shpjeguar domethënien e emrit Zaho.
Ai është një emër i vjetër, shumë i përdorur. Një arsye tjetër ka qenë edhe sepse është një emër i përdorur nga të dyja fetë, myslimanë dhe të krishterë. Më e lidhur akoma me këtë emër është një legjendë, nga bregu, në Vuno, prej nga është edhe nëna e kryeministrit. Legjenda e Zaho Kokës ka qenë shumë prezente, Zaho Koka ka qenë një personazh që ka luftuar për liri dhe dha jetën për dashuri./BURIMI ”BLITZ.AL”
-
Jete2 years ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete2 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized2 years ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete1 year ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme1 year ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme1 year ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete7 months ago
I terheqim meshkujt si me magnet/ Keto jane 8 gjerat qe burrat pelqejne tek nje grua po nuk i thone
-
Jete10 months ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani