Connect with us

Lajme

As mos e mendoni 2 here/ Keto jane 10 modelet e flokeve qe do bejne namin ne vitin 2022

Published

on

ëse jeni duke kërkuar apo menduar të bëni një ndryshim në aparencën tuaj, me një prerje flokësh të këndshme, nuk jeni vetëm!

Dëshira për të prerë flokët vjen gjithmonë teksa temperaturat rriten, por prerja shkurt e flokëve, është kthyer në një trend të rëndësishëm për vitin 2022.

E ku ka mënyrë më të mirë për t’iu rikthyer botës sesa me një prerje të freskët?! Për fat të mirë, ka një shumëllojshmëri zgjedhjesh kur bëhet fjalë për flokë të shkurtër, nga prerjet e rrëmujshme deri tek ato me një prerje të pastër e të drejtë, mbi shpatulla.

Gjithsesi, nëse jeni duke kërkuar një model klasik apo diçka pak më të guximshme, si ju duket modeli i Princeshë Dianës, ‘bob’ i thjeshtë apo i fortë?!

Shikoni modelet më të bukura për flokët e shkurtër. Do të gjeni opsione për çdo stil dhe cilësi të flokëve, si dhe bëhuni gati për shfaqjen!
Kemi një ndjenjë që do të shkoni shumë shpejt në një sallon bukurie…

Një Diana moderne

Sezoni i fundit i “The Crown”, ju ka bërë të dëshironi modelin e frymëzuar nga Diana, e na besoni nuk jeni vetëm.
Ryan Trygstad, një stilist flokësh i famshëm dhe bashkëthemelues i Mark Ryan Salon i New York-ut, tregon se ai po u jep klientëve të tij një prerje moderne, të ngjashme me flokë ikonike të princeshës.

Është një prerje rinore për vitin 2021 dhe nxjerr besim dhe stil. Prerja në vetvete është një përzierje e një ‘bob’ me shtresa shumë të shkurtër, që del drejt një ‘pixie’.

“Curtain Bangs”

Balluket në formë perdeje dhe një ‘bob’ me gjatësi pak më lart supeve shkojnë në mënyrë perfekte, dhe kur bëhet fjalë për balluket, nuk duan shumë kujdes. Emily Heser, një stilist në Sallonin Cutler në New York, thotë se:

‘Curtain Bangs’ janë porta e ballukeve, sepse ato janë shumë të gjithanshme. Ato janë mjaft të gjatë për t’u rritur, por gjithashtu mund të priten më të shkurtër. Nëse jeni në anën jo komerciale kur bëhet fjalë për shkurtimet tuaja, merreni parasysh këtë sfidë.

“Buzz Cut”

Për prerjen më të shkurtër nga të gjitha, ju sugjerojmë një prerje të plotë!

“Blunt Bangs”

Kërkojini stilistit tuaj një prerje të rregullt e me shumë volum, si dhe pak shkallëzim, për t’i dhënë pamjes një ‘retro vibe’. Vendosini pak llak dhe jeni gati për të sunduar botën!

“Bob” i fortë

‘Bob’ i fortë, i njohur edhe si një bob i hapur. Pronari i salloneve “Spoke & ëeal”, Jon Reyman, shprehet se:

Kjo prerje është një deklaratë! Të qenurit me stil është më e rëndësishme sesa seksi tani. Ose më saktë, e lezetshme është seksi i ri. Bob i fortë funksionon për çdo strukturë të flokëve, por nëse e juaja është e dendur, kërkoni nga stilisti juaj që ta hollojë.

‘Bob’ kaçurrel

Sekreti për këtë prerje me kaçurrela sigurohet vetëm nëse stilisti juaj është i specializuar në flokët kaçurrelë. Një palë balluke të çrregullta, të lezetshme gjithashtu ndihmojnë!

‘Bob’ i rrumbullakosur

‘Bob’ i rrumbullakosur po kalon një moment epik! Kim Kardashian, Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner e kanë përqafuar këtë model flokësh.
Andrew Fitzsimons, një stilist i famshëm dhe ambasadori i “NatureLab, Tokio”, tregoi se kjo prerje shpreh një pamje retro.

Një bob i rrumbullakosur është fantastik sepse përplaset pothuajse çdo formë të fytyrës. Gjatësia më e mirë, varet nga cilat tipare dëshironi të nënvizoni.

Prerje e viteve ’90

Stilisti i Emma Roberts, Chris McMillan, si dhe njeriu që qëndron pas prerjes ikonike të Jennifer Aniston, si Rachel, e quajti këtë prerje të preferuarën e tij, me siguri sepse duket aq mirë dhe kur krihet pas. E kombinuar me syze dielli dhe veshje me vija, jep një vibe krejt ndryshe!

Prerje e viteve ’70

Balluke me kaçurrela e bëjnë një bob të kthehet super retro. E stiluar me syze dielli të mëdha si Rita Ora

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport