Connect with us

Jete

Banorët dyshojnë tek lidhja e Beatrix dhe Donaldit, dyshja deklaron dashurinë për njëri-tjetrin

Published

on

Lidhja e Donaldit dhe Beatrix  po ngjall gjithnjë e më shumë komente dhe diskutime si në publik ashtu edhe mes banorëve.

Shumë prej tyre kanë deklaruar se marrëdhënia e tyre është vetëm për efekt lojë.

Ka pasur edhe nga ata të cilët kanë dyshuar se ky raport mund të vazhdojë edhe pasi të dyshja të përfundojë këtë eksperiencë.

‘’Big Mama’’ dhe Arjola kanë diskutuar ditë më parë për faktin se ‘’Beatrix nuk bën asgjë tjetër në shtëpi përveçse vishet, lyhet dhe puthet’’.

Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i ashpër i Donaldit dhe Beatrix.

‘’Nuk më keni mbrojtur. Unë këtë djalë e dua dhe koha do ta tregojë. Unë e kam pasur shumë të vështirë dhe ju po më sulmoni pikërisht në këtë përiudhë të vështirë’’,- tha Beatrix e nervozuar.

‘’Unë e dua, më bën të ndihem mirë. Kam parë tëk kjo sinqeritet  që mbase nuk e kam parë tek askush nga vajzat e tjera. Kam të drejtën time dhe ajo që bëra do burrëri. Nuk lejoj askënd të përdorë këtë raport për lojë’’,- tha Donaldi duke mos i përmbajtur as tonet e larta të zërit.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport

You cannot copy content of this page