Connect with us

Lajme

Beatrix doli nga shtepia e Big Brother por shikoni cfare i tha Donaldi ne vesh perpara se te dilte

Published

on

Beatrix Ramosaj ishte e eleminuara e mbrëmjes së kaluar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”.

Ajo u përcoll mes lotësh nga banorët dhe partneri i saj Donald Veshaj, me të cilin e kishte shumë të vështirë të ndahej.

Ata qëndruan gjatë të përqafuar me njëri-tjetrin, teksa shkëmbenin puthje e fjalë në vesh.

Një video po bën sot xhiron e rrjetit, ku dëgjohen Donaldi teksa i pëshpërit në vesh disa fjalë Trixës.

“Nëse ke diçka, merr Romeon në telefon nëse ke shqetësim, për çdo gjë”, i tha ai duke iu referuar vëllait binjak.

Gjithashtu dhe Arbana në studio u përlot nga dalja e Beatrix.

Ndërsa ish-banorët në studio treguan arsyen se pse doli Beatrix.

Kledi: Mendoj që Einxhel ka dhënë më shumë se Beatrix. Loja do jetë më ‘fair’ se nuk ka çifte.

Sabiani: Kanë votuar që Donaldi të vazhdojë lojën i vetem.

Paloma: Tani fillon BB i vërtetë. Ishte me dy lojtar të fortë.

Dagz: Unë që Triksa u largua për të njëjtë arsye si unë. Nuk ka qenë e interesuar për lojën. Tani është koha të shohim lojë.

Beatrix e përjetoi keq nominimin. Ajo madje u ndje keq emocionalisht dhe nga fjalët e Arbrit, i cili i tha se sfida e vërtetë fillon jashtë. Kjo u konsiderua si informacion.Arbri tha se nuk e ka pasur për jashtë, por me çfarë ka parë brenda, sepse Einxhel dhe Donaldi i duken më debatues e më të përfshirë.Kështu, “Vëllai i Madh”, dënoi Arbrin, duke i hequr imunitetin që fitoi nga Kutia e Pandorës dhe duke i hequr të drejtën për të nominuar sonte.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport