Connect with us

Lajme

Beatrix eshte super e bukur/ Donaldi flet per here te pare pasi u la ne dush me te brenda Big Brother

Published

on

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj kanë ngritur dyshimet se kanë një pëlqim për njëri-tjetrin. Aktori dhe këngëtarja po qëndronin vetëm në oborr mbrëmë, pas përfundimit të spektaklit.

Donaldi kishte marrë një cigare, nga e cila i dha edhe Beatrixit. Ai nuk e pati problem ta ndante atë me artisten.

Një pjesë e banorëve kanë aluduar se Donaldi mund ta pëlqejë Ramosajn, por prania e Semit në shtëpi nuk e linte aktorin të vepronte siç e ndjente. Kjo sepse Semi është shoqe e ngushtë e ish të dashurës së këngëtarit, Bora Zemanit.

Afrimiteti i Donaldit me Beatrixin po komentohet shumë në rrjet dhe brenda shtëpisë. Vetë dyshja kanë lënë vend për dyshime, duke bërë gjeste të dy njerëzve që pëlqehen me njëri-tjetrin.

Ato kanë bërë dush bashkë, janë kapur dorë për dorë dhe nuk ndahen në asnjë sekond. Së fundmi, Antonela e ka ngacmuar Donaldin rreth Beatrixës, duke i thënë “është shumë e bukur”.

Donaldi e ka pohuar deklaratën e saj duke u shprehur: “Po, Trixa është super e bukur”.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport

You cannot copy content of this page