Connect with us

Lajme

Beatrix u lidh me Donaldin ne shtepine e Big Brother/ Reagon per here te pare vellai i saj Alban Ramosaj

Published

on

Një nga më të talentuarit e gjeneratës së artistëve të rinj, Alban Ramosaj ishte bashkëprezantues me Eno Popin në mungesë të Jonidës, ditën e sotme në “Pardon My French”. Një këngëtar shumë i dashur për publikun shqiptar, dhe një nga emrat më të komentuar të momentit, Albani ishte në një rrëfim ekskluziv për TAR për hapat e parë në muzikë.

Ai kujton fillimet e tij në fushën e muzikës, duke na zbuluar se e para që e kuptoi talentin e tij, ishte pikërisht motra, Beatrix Ramosaj. “Në fillim këndoja vetëm, sepse nuk doja të më dëgjonte njeri.

Më pas, më dëgjoi Beatrix dhe më tha: “Ti je për këtë rrugë”. Ajo ka qenë e vetmja dhe e para që është marrë seriozisht me mua për sa i përket këngës.”

Gjithashtu, Albani nuk mund të mos ishte falenderues për përkrahjen që ka patur në hapat e parë nga Top Albania Radio. Teksa u shpreh me fjalët më të ëmbla duke nxjerrë në pah një tjetër virtyt të tij, pikërisht mirënjohjen.

”Ju keni patur besim te mua, televizioni dhe radio. Jam shumë falenderues që keni parë diçka te unë, seriozisht faleminderit shumë.”

Ndërkohë, Albani u shpreh edhe për motrën e tij Beatrix. Duke folur nga hyrja e saj te “Big Brother Vip Albania”, deri te  rapoeti i saj me Donaldin.

Duke folur me fjalët më të dashura për motrën e tij, Albani duket se nuk kishte frikë nga komentet, pasi siç vetë u shpreh, e vërteta del gjithnjë në pah. Por artisti nuk humbi rastin të flasë për pjesëmarrjen e tij në “Festivalin e Këngës”, ku konkurron me “Theje”.

Ai duket se është një nga pretendentët kryesorë për ta fituar çmimin, duke qenë se, fansat e kanë dashur shumë këtë projekt muzikor. Ekskluzivisht për TAR ai ka zbuluar gjithcka per Theje duke shfaqur edhe presionin që ka patur.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport

You cannot copy content of this page