Jete
Bene ”XING” me te njejtat kepuce/ Nga Lori Hoxha tek Manjola Nallbani keto jane vajzat VIP qe i veshen njelloj

Qysh kur Gucci vendosi të risjellë në fron këpucët ‘loafers’ që vite më parë shiheshin vetëm në këmbët e zonjushave në kolegje private duket se ky trend mode nuk ka ndërmend të zbresi nga froni.
Cilësuar si ndër modelet më të rehatshme të këpucëve, me ardhjen e vjeshtës blogeret dhe personazhet e famshëm i nxorrën loafersat e tyre nga dollapët për t’i patur pjesë të pandashëm të stilit të veshjes. Një ndër kombinimet që në vitin 2019 kur u prezantua për herë të parë u cilësua si i papritur, është veshja e këtyre këpucëve me çorape të bardha, njësoj si vajzë kolegji.

Duket se ky kombinim që tashmë është kthyer në trend do të zërë vend edhe këtë vjeshtë dhe në vendin tonë sapo na e konfirmuan disa prej vajzave më të njohura të showbiz-it të cilat janë ndër emrat që ndjekin dhe njohin shumë mirë trendet e fundit të stilit; Lori Hoxha, Jona Spahiu, Agnesa Hadërgjonaj si dhe Manjola Nallbani.

Moderatorja Spahiu ka zgjedhur një version më sport të këtij kombinimi, ndërsa Agnesa vajza e madhe e këngëtares Albërie Hadërgjonaj i ka dhënë një prekje pak më klasike duke hedhur krahëve një xhaketë të zezë.


Armina Mevlani një ndër influencerat më të njohura shqiptare në postimin e fundit në instagram duket fiks si vajzë kolegji, veshur me fund të shkurtër, triko pambuku e xhaketë ndërsa në këmbë mban këpucët Prada me çorape të bardha. Ajo çfarë ja shton edhe më dozën e vogëlushes bukuroshes Mevlani janë edhe baluket e prera shkurt.


E angazhuar me projektin më të rëndësishëm të karrierës së saj siç është Big Brother Vip, Lori Hoxha turravrapin e ditëve të punes ne realityshow nuk mund të mos ja besonte komoditetit që ofrojnë një palë loafers. E njohur si ‘trend maker’ trashëgimtarja e Top Media nuk mund të mos përqafonte trendin e vjeshtës duke i kombinuar këpucët e zeza me një palë çorape të bardha.

Këpucët ‘loafer’ që janë kthyer në A-listën e veshjeve të vajzave të njohura nuk mungojnë as në garderobën e artistes Manjola Nallbani, e cila ndryshe nga vazjat e mësipërme ka zgjedhur t’i japë një prekje më komode duke i veshur me xhinse dhe pa çorape. Manjola ka zgjedhur brandin Prada, i cili duket është prefenca e shumë personazheve të njohur shqiptar e jo vetëm sa i përket këpucëve trend të sezonit ‘loafer’.


-
Jete2 years ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete2 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized2 years ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete1 year ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme1 year ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme1 year ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete7 months ago
I terheqim meshkujt si me magnet/ Keto jane 8 gjerat qe burrat pelqejne tek nje grua po nuk i thone
-
Jete10 months ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani