Connect with us

Jete

Beni gati trupin e plazhit ne vetem 1 jave/ Kjo eshte dieta qe do ju heq 5 kg peshe ne vetem 7 dite

Published

on

Kjo dietë është e dobishme, sepse ushqimi që konsumohet e mbron shëndetin duke djegur më shumë kalori. Pas shtatë ditëve, do të ndiheni më të lehtë dhe do të humbisni deri në 5 kilogramë. Do të jeni aktivë dhe me temperament më të gjallë. Kjo dietë kërkon që të hiqni dorë nga alkooli dhe të pini 10 deri në 15 gota ujë në ditë.

Dita e parë

Konsumoni të gjitha frutat që ju pëlqejnë, përveç bananeve. Konsumoni shumë limon, shalqi dhe pjepër. Nëse do të hani vetëm shalqi dhe pjepër, mund të humbni 1.3 kg që ditën e parë. Në këtë mënyrë ju po e përgatisni sistemin për programin në vijim. I vetmi burim i ushqimit janë frutat e freskëta apo ato të konservuara. Frutat janë ushqimi i përsosur i natyrës. Ato ofrojnë gjithçka që mund të dëshironi për të jetuar një jetë të shëndetshme.

Dita e dytë

Konsumoni perimet. Hani derisa të ngopeni të gjitha perimet që dëshironi, si të gatuara ashtu edhe të pagatuara. Nuk ka kufizim në sasi apo llojin që zgjidhni. Niseni ditën tuaj të dytë me një patate të madhe të pjekur për mëngjes. Mund t’i shtoni pak gjalpë nëse doni. Ky kombinim konsumohet në mëngjes për energji dhe balancë. Pjesa tjetër e ditës vazhdon me konsumin e perimeve që s’kanë shumë kalori, por me vlera ushqyese esenciale dhe fibra.

Dita e tretë

Kombinoni frutat dhe perimet, sipas dëshirës, por mos hani banane dhe patate. Sistemi juaj tanimë është i përgatitur që të fillojë të djegë kilogramët e tepërt. Dëshira për ushqim do të jetë e madhe, por do të pakësohet ditën e katërt të dietës.

Dita e katërt

Banane dhe qumësht. Konsumoni tetë ose më shumë banane dhe pini tri gota qumësht. Kombinojini këto ushqime me pak supë speciale të hollë. Bananet sigurojnë kaliumin dhe natriumin që kanë munguar gjatë ditëve të fundit në dietë. Do të vëreni humbjen e dëshirës për ëmbëlsira. Do të befasoheni se sa lehtë do të kalojë kjo ditë.

Dita e pestë

Sot është ditë gostie. Gjatë ditës, konsumoni mish lope dhe domate. Hani dy porcione me nga 300 gramë mish lope. Nëse doni, bëni edhe hamburger. Shoqërojeni këtë ushqim me gjashtë kokrra domate. Pini deri në 1 litër ujë. Kjo shërben për të pastruar organizmin nga acidi urik. Mishi i lopës ju siguron hekur dhe proteina, kurse domatet kanë fibra dhe acid. Gjatë urinimit, do të vëreni se urina do të jetë pa ngjyrë. Sasia e lejuar e mishit të lopës për sot është ekuivalente me pesë hamburgerë. Mish mund të hani aq sa të ngiheni mirë, por domatet duhet t’i konsumoni të gjitha.

Dita e gjashtë

Mish lope dhe perime pa kufizim. Dita e gjashtë është e njëjtë me ditën e pestë dhe ju siguron hekur dhe proteina nga mishi i lopës, vitamina dhe fibra nga perimet. Nga sot, organizmi juaj priret plotësisht që të humbasë peshë. Ju gjithashtu do të vëreni ndryshime të dukshme në paraqitjen e jashtme krahasuar me ditën e parë.

Dita e shtatë

Ushqimi përbëhet nga orizi ngjyrë kafe, lëngu i frutave dhe perimet që dëshironi. Dita e shtatë përfundon këtë dietë, pas së cilës duhet të bëni kujdes me çfarë konsumoni që të ruani peshën dhe të mos fitoni kilogramët e humbur.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport