Lajme
Big Brother VIP/ Arjola Demiri tregon historine duke qare sesi u tradhetua nga ish bashkeshorti per 6 vite

Që nga dita e parë ‘Big Brother VIP Albania’ ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
Pas prezantimit të banorëve nga moderatorja, Arbana Osmani ata tashmë kanë filluar të njihen më mirë me njëri-tjetrin, duke treguar histori personale.
Aktorja tropojane i është rikthyer sërish historisë ish-bashkëshortin e saj pas një bisedë më Ilir Shaqirin.
Ajo ka treguar se ai pëlqente një jetë tjetër, derisa u shpreh se dashuria e tyre ka qenë mjaft e madhe.
“I shijonte jeta që kishte jashtë, sesa ajo që kishte brenda shtëpisë. Por, jam e bindur se nuk do të gjejë asnjëherë atë sinqeritet. E doja më shume se fëmijët, prindërit e mi, ishte qendra e universit, ishte adhurim per mua. E dorëzova veten time komplet te ai”, u shpreh Arjola.
Aktorja nga Tropoja tregoi se bashkëshorti e ka tradhtuar.
Ai tha se këtë gjë nuk e kishte pasur problem, por personin me të cilin ka ndodhur një gjë e tillë, pasi sipas saj nuk ishte person që e donte më shumë se vetë ajo, dhe nuk ishte person i denjë.
Ajo ka treguar se këtë gjë e ka kuptuar nga banorët e zonës.
“Më treguan banorët e zonës, dhe nuk e besoja, pasi thoja se si mund të tradhtonte një njeri që flet kundër tradhtisë”, u shpreh aktorja.
Në këtë edicion të Big Brother, janë futur në shtëpi personazhe të njohur si aktorë, balerinë, këngëtarë dhe ish-futbollistë.
Ata do të qëndrojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke garuar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh
-
Jete2 years ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete2 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized2 years ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete9 months ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme9 months ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme9 months ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete4 months ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani
-
Bota2 years ago
Harrojini rrudhat, kjo recetë 100% natyrale po çmend të gjitha vajzat që e kanë provuar