Jete
Big Brother Vip do te shtyhet edhe 1 muaj tjeter/ Banoret dalin kunder, ja cfare kane thene ata

Nisur nga audienca e madhe, referuar spektaklit ‘Big Brother Vip’, drejtuesit e ‘Top Channel’ morën një vendim i cili u bë edhe publik. Me kërkesë të sponsorëve pjesmarrës në këtë program u vendos që banorët nuk do të rrinin vetëm 100 ditë sikurse kanë firmosur në kontratën më parë por edhe më tepër.
Sipas kontratës fillestare ky produksion do të mbyllej javën e dytë të janarit por nisur nga kërkesat si të audiencës ashtu edhe të sponsorëve u propozua që programi të shtyhej deri në fund të shkurtit.
Një informacion i tillë u bë publik edhe në media e portale. ‘Top Channel’ këtë model e mori nga Grande Fratello Vip ku personazhet për herë të parë po qëndrojnë më tepër se 100 ditë.
Sipas burimeve pranë ‘Top Channel’, produksioni ka pyetur banorët në dhomën e rrëfimeve për këtë shtyrje duke i kërkuar edhe firmosjen e kontratave të reja. Një vendim i tillë nuk është pritur aspak mirë nga banorët të cilët e kanë kundërshtuar njëzëri duke insistuar se respektonin kontratën e parë të firmosur, pra të qëndrimit prej 100 ditësh në shtëpinë më të famshme të momentit.
Sipas burimeve, kjo shtyrje e ditëve nuk është shoqëruar edhe me ndryshim të çmimit të madh por ai do të mbetej po i njëjtë, 100 mijë euro. Kjo ka qënë edhe arsyeja kryesore pse ky vendim është refuzuar në mënyrë unanime nga të gjithë banorët.
Banorëve në dhomën e rrëfimit i është kërkuar të mos e diskutojnë si çështje në shtëpi duke ruajtur privatësinë e vendimeve të institucionit. Këtë të martë do të nisin eliminimet nga dy personazhe në jave duke respektuar rregullat e para të organizimit. /Burimi: Pamfleti
-
Jete2 years ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete2 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized2 years ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete9 months ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme9 months ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme9 months ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete4 months ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani
-
Bota2 years ago
Harrojini rrudhat, kjo recetë 100% natyrale po çmend të gjitha vajzat që e kanë provuar