Connect with us

Jete

Bora nuk pranoi te shkonte ne Big Brother/ Reagon Arbana Osmani: Nuk kishte ndodhur me pare qe…

Published

on

Arbana Osmani e ka nisur spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP” me një mesazh drejtuar publikut.

Moderatorja tha se nuk ka ndodhur kurrë në historinë e “Big Brother” që të komentohet me kaq gjuhë urr ejtje për dy personazhe, duke iu referuar Donaldit dhe Beatrixës të cilët ditët e fundit kanë qenë shumë të komentuar për lidhjen e tyre.

“Brenda shtëpisë së Big Brother një çift ka trazuar ujërat jashtë shtëpisë. Brenda ujërat janë të qeta se Beatrix dhe Donald po shijojnë historinë e dashurisë ndërkohë që jashtë ka një marrëzi kolektive, një lumë komentesh. Ka gjithashtu dhe një kryqëzim të përsonazheve të përfshirë dhe duket se dita ditës po kalohet çdo limit. Unë si drejtuese e këtij formati do t’i kërkoja të gjithë shikuesve, të cilët i kuptoj që janë të përfshirë emocionalisht, por ka një limit për çdo koment. Ata janë njerëz mbi të gjitha, pastaj artistë prandaj kujdes me gjuhën e urr ejtjes që ka qenë e paprecedent në asnjë edicion të Big Brother gjatë këtyre viteve. Më vjen shumë keq për gjuhën e ur rejtjes”, tha Arbana.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport

You cannot copy content of this page