Lajme
Bora reagon për herë të parë për raportin Semi-Donald: ‘Komentoni, por mos shpifni’

Pas gjithë çfarë është përfolur javët e fundit rreth trekëndëshit Semi-Donald-Bora, kjo e fundit vendosi të reagojë përmes një deklarate në Instagramin e saj.
Bora e quan “absurde” gjithë fjalët e thëna dhe diskutimet e bëra deri tani dhe ka kërkuar hapur t’i jepet fund kësaj çështjeje.
“Më duhet t’i përgjigjem absurditetit që po ndodh. Sado të përpiqem të jem indiferente siç bëj gjithmonë, e kam të pamundur kur shoh që përmendet emri im çdo ditë në lajme, thashetheme e të folura pa takt. Kam punuar me përulësi që 16-vjeç dhe pa dashur të fitoj në publik vëmendje të pamerituar.
Asnjëherë nuk kam besuar që gjërat fitohen qyl, duke qëndruar në vend e duke u marr me fjalë. Në fakt kam dashur ta fitoj vëmendjen vetëm përmes punës sime dhe kurrë prej jetës personale. Ndoshta më keni parë shpesh në median rozë jo prej dëshirës sime, jua siguroj. Kjo edhe nga fakti që duroj shumë sado budallallëqe thuhen e shtohen përditë. Unë shoh punën dhe jetën time pa përmendur e pa përfshirë askënd tjetër.” – shkruan Bora.

Përsa i përket çështjes së shumëpërfolur, moderatorja bën me dije se s’ka asnjë dyshim në lidhje me mikeshën e saj dhe se gëzon respekt për ish-partnerin pavarësisht ndarjes.

“Kjo eksperiencë nuk më takon mua, por Donaldit dhe Semit. Ata të dy janë njerëz të lirë të sillen dhe ta shfrytëzojnë si të duan. Di të them që kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë jashtë prej meje. Nuk dyshoj në asnjë moment që Semi mund të ketë pëlqim më shumë se shoqëror për Donaldin. Nga ana tjetër edhe pse nuk jemi bashkë prej kohësh, unë dhe Donaldi gëzojmë respekt për njëri tjetrin dhe nuk do të krijonim kurrë situata të tilla. E shoh thjesht si mbështetje dhe krah për njëri-tjetrin. Kaq. E kuptoj që duhet të komentoni, por mos e ekzagjeroni dhe mbi të gjitha mos shpifni.”- përfundon Bora.

Eshtë e paqartë për çfarë shpifjeje flet Bora, por së fundmi në Big Brother Fan Club, opinionistja Iva Tiço u shpreh se Semi edhe më herët është lidhur me një nga ish-partnerët e Borës, kështu që një romancë e mundshme me Donaldin mund të mos jetë problem në raportin e tyre.
Deklarata e Ivës është deri diku e paqartë sepse vetë Semi, gjatë qëndrimit në Big Brother Vip ka rrëfyer se ka qenë e lidhur me Bojken Lakon që 17-vjeç, marrëdhënie e cila përfundoi pak kohë më parë.
-
Jete2 years ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete2 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized2 years ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete7 months ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme7 months ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme7 months ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete3 months ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani
-
Bota2 years ago
Harrojini rrudhat, kjo recetë 100% natyrale po çmend të gjitha vajzat që e kanë provuar