Connect with us

E pergjithshme

Bora tha se Donaldi dhe Semi jane vetem shok por shikoni gjestin e bukur qe ka bere Donaldi per te

Published

on

Një ndër dyshet më të komentuara në shtëpinë e “Big Brother Vip” është pikërisht Donaldi dhe Semi, kjo për shkak të afrimitetit të tyre.

Që prej nisjes së këtij reality show publiku po priste një raport të tensionuar midis ish-it të Bora Zemanit, Donald Veshajt dhe shoqes së saj të ngushtë, Semi Jaupajt.

Mirëpo, pavarësisht ndarjes së dyshes, Semi dhe Donaldi ruajnë marrëdhënie të mira dhe kanë shfaqur afrimitet shoqëror me njëri-tjetrin. Megjithatë, fansat u “shqetësuan” për Borën duke nxitur aludimet se aktori i humorit dhe këngëtarja mund të shfaqin diçka më shumë se miqësi aty brenda.

Ndërkohë së fundmi, gjatë qëndrimit në shtëpinë e “vëllait të madh”, aktori i humorit është përpjekur që të gdhendë në dru portretin e Semit, ndërkohë që kjo e fundit po këndonte.

Sesa i arritur ka qenë, nuk vihet re shumë, por më rëndësi se çdo gjë në këtë rast ka ideja.

Semi ka bërë të ditur herë pas here se aktorin e humorit e sheh vetëm si shok, duke hedhur poshtë gjithë dyshimet. Mirëpo zërat nuk kanë ndërmend që të ndalen dhe një reagim për këtë ka dhënë mbrëmjen e djeshme dhe vetë Bora.

Përmes një postimi të gjatë në InstaStory ajo ka thënë se dyshja kanë një raport shoqëror mes tyre dhe ata i shikon vetëm si mbështetje mes njëri-tjetrit.

“Me duhet t’i pergjigjem absurditetit qe po ndodh! Sado te perpiqem te jem indiferente sic bej gjithmone, e kam te pamundur kur shoh qe permendet emri im cdo dite, me lajme, thashetheme e te folura pa takt. Kam punuar me perulesi qe 16 vjec dhe pa dashur kurre te fitoj ne publik vemendje te pamerituar. Asnjehere nuk kam besuar qe gjerat fitohen qyl, duke ndenjur e duke u marr me llafe. Ne fakt kam dashur ta meritoj vemendjen vetem permes punes sime dhe kurre prej jetes personale.

Ndoshta me keni pare shpesh ne median roze por jo prej deshires sime, jua siguroj. Kjo duket edhe nga fakti qe duroj shume duke mos reaguar sado budallalleqe thuhen dhe shtohen e shtohen perdite.

Une shoh gjithmone punen dhe jeten time… pa permendur e pa perfshire askend tjeter… aq me teper duke perdorur apo keqperdorur dike tjeter. Nuk jam rritur ne kurriz te askujt e per kete jam krenare! Kjo eksperence nuk me takon mua por Semit dhe Donaldit dhe ata jane te lire te sillen e ta shfrytezojne si te duan. Di te them qe ata kane patur nje marredhenie shume te mire edhe jashte, prej meje! Nuk dyshoj ne asnje moment qe Semi mund te kete pelqim me shume se shoqeror per Donaldin. Nga ana tjeter, edhe pse prej kohesh nuk jemi bashke une dhe Donaldi gezojme respekt per njeri tjetrin dhe nuk do krijonim asnjehere situata te tilla. E shoh thjeshte mbeshtetje dhe krah per njeri tjetrin! Kaq! E kuptoj qe duhet te komentoni, por mos ekzagjeroni e mbi te gjitha mos shpifni!!!”, ka shkruar ajo në InstaStory. 

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport