Connect with us

Lajme

Bora Zemani harron Donaldin/ Shikoni cfare gezimi ka hyre ne shtepine e saj pas gjithe sikletit

Published

on

Moderatorja, Bora Zemani është kryefjala e mediave rozë prej disa ditësh. Ajo për përflitet për shkak të marrëdhënies me aktorin Donald Veshaj, i cili ka rreth dy muaj që është pjesë e “Big Brother VIP”.

Mirëpo, ndonëse një pjesë e publikut e do, ndërsa një pjesë tjetër e adhuron, Bora ka vendosur të mos e vr asë mendjen lidhur me komentet.

Rreth një orë më parë, moderatorja ka treguar se është shumë entuziaste për festat e fundvitit. Ajo ka postuar në Instastory, videon e pemës së Vitit të Ri, e cila është e zbukuruar me topa shumëngjyrësh. Padyshim, pjesë e pemës është edhe bora e bardhë, ashtu është vetë emri i moderatores.

Historia me Donaldin, Borën e Beatrixën ka marrë të gjithë vëmendjen ditët e fundit, duke u kthyer në sensacionin e rrjeteve sociale. Mbrëmjen e djeshme kishte një sqarim të situatës me Donaldin, i cili deklaroi se e kishte lënë pas historinë me Borën, Beatrix që u ndje e sikletosur nga kjo situatë e kërkoi falje dhe Bora që nuk reagoi fare.

Megjithëse historia sensacionale mes tyre po shihet si një tradhti ndaj Borës, moderatorja duket se ka fituar mbështetjen e publikut, në Instagram. Nga një vëzhgim i thjeshtë shihet që pas shkëmbimit të puthjes me Donald Veshajt, moderatores i është rritur numri i ndjekësve me afërsisht 100 mijë.

E njëjta gjë nuk ka ndodhur me Donaldin, i cili ruan pothuajse të njëjtin numër ndjekësish në Instagram. Ndërsa këngëtarja Beatrix Ramosaj, është edhe më e ‘ndëshkuara’, pasi ka humbur rreth 15 mijë ndjekës që pas përfshirjes në lidhje me Donaldin dhe shkëmbimit të puthjeve në publik me të.

Në një kohë kur “i keqi” në të gjithë historinë ka dalë Donaldi, vjen për herë të parë reagimi i protagonistes kryesore, Bora Zemani. Në të gjithë këtë situatë që është krijuar, me një histori dashurie që u ndërpre në mes, Bora ka një kërkesë, që Donaldi të mos gjykohet e kryqëzohet, siç po ndodh aktualisht, pasi as ajo vetë nuk po e bën.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport

You cannot copy content of this page