Connect with us

Jete

Bora Zemani i eshte bere si hije/ Shikoni çfarë bëjnë Donaldi dhe Beatrix kur dëgjojnë këngën për të

Published

on

Marrëdhënia mes Donaldit dhe Beatrixës po bëhet gjithnjë e më intensive tashmë që dyshja kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë. Ata shfaqen kudo bashkë dhe të pandarë, por momente të sikletshme ka pasur gjatë ditës së sotme, kur prezenca e Borës është bërë e pashmangshme.

Teksa qëndronin të shtrirë, në sfond është dëgjuar kënga që Donaldi ka shkruajtur për Borën dhe e këndon Elgit Doda. Donaldi, i cili shfaqet edhe në videklip, e ka pranuar edhe më herët që kënga “Toxic Love” është dedikim për Borën.

Ky moment nuk i ka pëlqyer aspak çiftit ë të ri dhe menjëherë sa kanë dëgjuar këngën ata kanë mbuluar kokën.

Kujtojmë që puthja e shumëpritur mes Donaldit dhe Beatrixës ndodhi ditën e djeshme. Tashmë ata shihen shumë të dhënë pas njëri-tjetrit, por një pjesë e madhe e ndjekësve nuk e kanë pritur mirë këtë afrimitet. Disa i kanë quajtur veprimet e tyre si “tradhti” ndaj Bora Zemanit, e cila kishte deklaruar se po e priste Donaldit jashtë shtëpisë së Big Brother Vip.

Ndërkohë, nëna e këngëtares ka reaguar gjithashtu dhe i ka dalë në krah të bijës.

“Trixa na fal qe jemi popull kaq i vogel dhe kaq paragjykues ndaj teje, na fal qe skemi lene gije pa te thene dhe te kemi ofenduar ty duke prekur keshtu dhe familjen tende por nje gje ta kesh ne mend ge! drejti zhytet por nuk mbytet. Trixa nje artiste me zemer te madhe, e paster, vajze e drejte dhe e edukuar nga nje nene luanesh qe I ka dalur mbane te gjitha sfidave te jetes dhe zgjohemi ne nga askushi dhe gjykojme TRIXEN per qfare per fjalen me te madhe ne bote qe eshte dashuria….. Mjafte gjykuam se keshtu nuk do arrijme askund, perveq qe sdo e kemi ndergjegjen e paster kur fleme dhe me e keqja nuk do fitojme asgje dhe e njejta do na kthehet pas. Suksese loqke na ke mbrapa ne Kosoven tende te duam shume”, shkruante ajo në një postim.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport