Connect with us

Lajme

Brenda dasmes se Armina Mevlanit dhe Shkelzen Berishes/ Shikoni sa bukur duket Armina me fustanin e bardhe

Published

on

Sot Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha po kurorëzohen në martesë. Ndonëse u tha se dasma do jetë tejet private kanë nisur të publikohen fotot e para.

Mbrëmja ka nisur me Marsela Çibukajn e më pas alegrisë dhe festës do i bashkohen Flori Mumajesi, Klajdi Haruni dhe Bruno. Në dasmë do të performojnë edhe Vitore Matoshi, Eranda Libohova etj.

Nusja ka mbërritur në dasmë me makinën “Lincoln” të viteve 60’. Ajo do të mbajë veshur tri fustane.

Armina dhe Shkëlzeni po kurorëzojnë sonte dashurinë e tyre në martesë. Çifti po mbajnë një dasmë me mbi 300 të ftuar, mes tyre personazhe të njohur të ekranit.

Ndonëse u tha se Armina kishte vendosur rregull të mos shpërndaheshin foto e video nga dasma, ka qenë vetë ajo që ka publikuar nga dita e saj e madhe.

Në një prej videove Armina dhe Shkëlzeni shfaqen duke kërcyer një vals dhe duken tejet romantikë nën tingujt e muzikës dhe të ftuarit që i shikojnë.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport