Connect with us

Jete

Brenda shtepise luksoze te Rita Ores/ Shikoni sa bukur e ka rregulluar shtepine nga brenda kengetarja

Published

on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora kishte deklaruar se ua ka dhuruar shtëpinë e saj në vlerë prej 1.3 milion dollarësh prindërve të saj.

Dhe kjo shtëpi e cila gjendet në veri të Londrës ka rënë në duar të sigurta pasi që prindërit e këngëtares Vera dhe Nick e kanë rinovuar atë duke i dhënë një shije edhe më luksoze, shkruan Indeksonline.

Shtëpia ka gjithsej gjashtë dhoma gjumi, shkallë të mëdha me dekore prej ari, piktura gjigante, një kopsht për shëtitje dhe një dizajnë me ngjyrë të bardhë të mobilieve.

Kohë më parë në një intervistë për ‘Radio Free’, Rita ka treguar edhe arsyen për të cilën ua kishte dhuruar shtëpinë prindërve të saj.

“Unë mendoj se kam përfunduar duke ua dhënë shtëpinë prindërve të mi, në të vërtetë sepse ata kanë më shumë nevojë për të se sa unë. Unë kurrë nuk jam në një vend në të vërtetë”, ishte shprehur Rita.

Rita së fundi ka qëndruar atje për festën e krishtlindjeve ku edhe ka festuar së bashku me familjen dhe miqtë e saj./Indeksonline/

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport