Connect with us

Jete

Ciftet e lumtur flene ne pozicione te caktuara/ Zbuloni cfare tregon pozicioni qe flini ju me burrin tuaj

Published

on

Sipas studiuesve të gjuhës së trupit dhe lidhja që ajo ka me raportet e dasshurisë, çdo ndryshim në marrëdhëniet e një çifti të dashuruar ndikon menjëherë në pozicionet që partnerët marrin në gjumë. Ata theksojnë se nuk bëhet fjalë për pozicionin që marrin para se të flenë, por mënyra se si flenë gjatë natës dhe zgjohen në mëngjes. Për më tepër, po e ilustrojmë me disa shembuj:

Pozicioni “Përqafimi i muajit të mjaltit”

Ky pozicion ka tendencë të ndodhë nëse çifti sapo ka nisur të takohet. E praktikojnë gjithashtu edhe çiftet e martuar, të cilët kanë jetë pasionente mes tyre.

Pozicioni i “Dialogut”

Ky pozicion është shumë i zakonshëm për partnerët që mbajnë një lidhje të fortë mes njëri-tjetrit, por ende duhet të kalojnë më shumë kohë së bashku dhe të komunikojnë më shpesh.

Pozicioni “Shikimi i Yjeve”

Një person është i shtrirë në shpinë, ndërsa tjetri mbështet kokën mbi shpatullën e partnerit. Mes këtij çifti ekziston një një kimi e shkëlqyer, por ndonjëherë njëri prej tyre ka lloj varësie.

Pozicioni “Djepi i të dashurës”

Ky pozicion është shumë i ngjashëm me atë të mëparshëm, megjithëse është shumë më intim. Kjo është shumë e zakonshme mes çifteve që nuk kanë frikë të tregojnë vazhdimisht ndjenjat e tyre.

Pozicioni “Të dua”

Këto çifte zakonisht janë shumë të lumtur dhe pozicioni pasqyron respektin reciprok të hapësirës personale. Për ta është shumë e rëndësishme të ndiejnë pranë praninë e partnerit.

Pozicioni “Liria”

Ky pozicion mund të tregojë se çifti ka shkuar në shtrat menjëherë pasi ka ndodhur një grindje e madhe. Megjithatë, ekziston një shpjegim alternativ: të dy partnerët mund të jenë individë shumë të pavarur, të përqendruar tek vetja, të cilët e kanë të nevojshme hapësirën ​​personale.

Pozicioni “Mbreti i shtratit”

Në këtë rast, sjellja e tyre në marrëdhënie është shpesh shumë egoiste, gjë që reflektohet në zakonet e gjumit.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport