Connect with us

Jete

Ciftet e lumtur i japin fund per keto gjera/ Keto jane 5 sjelljet qe e grryjne edhe lidhjen me te forte

Published

on

Është e pamundur të futeni në botën e dashurisë dhe të mos keni probleme të vogla apo serioze

Përderisa këto shenja të “vogla” nuk do të thonë që patjetër lidhjes po i vjen fundi, prapëseprapë është mirë t’ju kushtoni vëmendje sepse mund t’ua përcaktojnë të ardhmen tuaj si çift, transmeton Telegrafi.

Gjithmonë i dërgoni mesazhe e para

Kjo do të thotë gjithmonë! Sigurisht ai ndoshta iu përgjigjet gjithmonë kur filloni bisedën, por nëse ju nuk e kishit filluar bisedën, a do të kishte ndodhur kjo?

Nuk bëjnë fotografi me ju

Disa njerëzve thjesht nuk u pëlqejnë fotografitë, dhe kjo është në rregull! Por, nëse Facebook i partnerit tuaj është i mbushur me fotografi të jetës së tij, por ai asnjëherë nuk bën fotografi me ju, atëherë keni kujdes.

Nuk janë aq të ndjeshëm fizikisht si dikur….

Komforti në një lidhje do të thotë se ndjesia e një gjëje të re fillon të zhduket, e kjo do të thotë se mund të bëni seks çdo moment pa e pasur ndjenjën se është diçka shumë emocionuese që po ndodh për herë të parë.

Sidoqoftë, nëse partneri nuk ndjehet më aq i joshur fizikisht nga ju, atëherë kjo mund të thotë se nuk e tërhiqni më seksualisht, gjë që nuk është aq e lakmueshme.

Asnjëherë nuk i bën ai planet

Kur dilni për qejf dhe bëni gjëra argëtuese gjithë kohën, shpejt vjen në mendje se jeni e vetmja që po i orkestron këto.

Përderisa kjo mund të jetë sepse të njohin se keni ide të mahnitshme, ndoshta është më mirë t’ju sugjeroni të provojnë ata diçka në takimin e ardhshëm.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport