Connect with us

Jete

Dalin pamjet e nga festa e organizuar nga Lori Hoxha/ Donaldi shkon i veshur si Spiderman

Published

on

Mbrëmjen e sotme po zhvillohet një festë me gjithë ish-banorët e “Big Brother VIP”, bashkëpunëtorë dhe stafin që ka punuar gjatë këtyre katër muajve. Ajo që ka marrë më shumë vëmendje është pjesëmarrja e Donaldit dhe Romeos në festë.

“News31.al” ka siguruar një video ku dy vëllezërit shihen në festë. Madje Donaldi ka shkuar i veshur si “Spiderman”.

Shiko videon ketu

Në media kudo po përflitet për mërzitjen e Donaldit që nuk arriti dot të merrte çmimin e parë në “Big Brother VIP” dhe se ka anulluar emisionin “Më lër të flas”. Por duket se Donaldit nuk po i interesojnë aspak thashethemet.

Ai ka zgjedhur të ndajë një foto për fansat në Instagram duke pozuar me portretin e Ismail Qemalit të realizuar nga vetë ai në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

“Ismail Bej Vlora”, ka shkruar Donaldi përkrah fotos ku shfaqet i buzëqeshur.

Ky portret u shit gjatë spektaklit në ankand për 12.000 euro. Të ardhurat e kësaj pikture kanë shkuar në ndihmë të fëmijëve me autizëm.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport