E pergjithshme
Dalin te palarat e Semit ne Big Brother/Semi ka qene e lidhur me 1 tjeter ish te dashur te Bora Zemanit?

Afrimiteti mes Donald Veshaj dhe Semi Jaupaj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” ka ngjallur reagime të shumta te publiku, aq sa ata nisën të komentohen për një lidhje.
Mirëpo, fakti që këngëtarja është shoqja e ngushtë e Bora Zemanit, dhe aktori ish-i dashuri i saj, duket se e komplikon situatën.
Këtë “trekëndësh” e ka komentuar edhe opinionistja zyrtare e “Big Brother Fan Club”, Iva Tiço. Ajo ka thënë se personalisht, gjëja më e rëndësishme për të, është marrëdhënia mes shoqesh, dhe sesi e sheh Bora, duke e vlerësuar faktin që moderatorja nuk ka reaguar ende. Mirëpo, gjatë bisedës, ajo zbuloi një detaj, që nuk e kishim dëgjuar më parë, lidhur me dy vajzat.
“Mesa di unë si gazetare, në të shkuarën ato kanë patur diçka të tillë, se nuk dua të bëj thashetheme, por kanë patur një histori në të kalurën, në adoleshencë, një trekëndësh të ngjashëm, shumë kohë më parë, kur Semi është lidhur me ish-in e Borës, në dijeninë time”, tha gazetarja, mirëpo ajo theksoi se e kishte lexuar vite më parë, por nuk e mbante mend se ku, duke kërkuar edhe falje, duke qenë se nuk kishte asgjë të sigurt dhe konkrete.
Opinionistja shtoi se nëse ka ndodhur më parë, situata mes vajzave mund të ndodhë sërish. Gjithsesi, Iva shtoi se fakti që Bora nuk reagon, e komplikon situatën. Megjithatë ajo shtoi se Semi e di më mirë, sesi mund ta presë shoqja e saj jashtë, marrëdhënien mes saj e Donaldit, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ndërkohë, nuk e dimë sesa e vërtetë është kjo histori, për sa kohë të dyja vajzat janë treguar shumë të rezervuara sa i përket jetës private, dhe as për këtë nuk kanë folur kurrë. Së fundmi, Semi ka folur në “Big Brother VIP” për lidhjen e saj shumëvjeçare me Bojken Lakon, me të cilin u nda pak muaj më parë. Ajo tregoi mes emocionesh se këngëtari ishte “dashuria e saj e parë” dhe se ishin njohur kur ajo ishte adoleshente, vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34.
-
Jete2 years ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete2 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized2 years ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete7 months ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme7 months ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme7 months ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete3 months ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani
-
Bota2 years ago
Harrojini rrudhat, kjo recetë 100% natyrale po çmend të gjitha vajzat që e kanë provuar