Connect with us

Lajme

Dilni te 2 jashte nga shtepia/ Arbana i kthehet keq Donaldit dhe Ilirit pas asaj qe thane

Published

on

Mbrëmja e sotme e BIG BROTHER VIP ka nisur me debate të forta dhe ngritje zëri mes konkurrentëve.

Protagonistë ishin Donaldi, Iliri dhe Arjola. Donaldi e akuzoi Arjolën se qendron pas hijës së Ilirit dhe kjo bëri që mes tyre të zhvillohet një debat i fortë.

Tonet u ngriten aq lart, sa për një moment Arbana iu kërkoi Ilirit dhe Donaldit që të dilnin jashtë.

Interesant ishte reagimi i Beatrix, e cila herë pas herë i kërkonte Donaldit që të pushonte.

Po vazhdon diskutimi mes Arjolës dhe banorëve të tjerë të shtëpise në spektaklin e Big Brother VIP.

Gjatë diskutimit opinionistja Balina i tha Arjolës që mënyra se si ajo po luan në shtëpi është viktimzim, duke ia mbajtur krahun Ilirit dhe në bazë të qëndrimit të saj brenda, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Arjolës e cila mes lotësh i është drejtuar Balinës: Jam shumë e ndjeshme por nëse qaj dy herë çohem në këmbë shtatë herë.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport