Connect with us

Jete

Dj Dagz nuk doli bashke me te nga shtepia e Big Brother/ Dj PM ka dy fjale me shokun e tij

Published

on

të premten e kaluar DJ PM dhe DJ Dagz u larguan nga shtëpia më e famshme në Shqipëri si më pak të votuarit.

Arbana komunikoi se produksioni ka marrë vendimin se loja e tyre dyshe do të mbarojë dhe se njëri prej djemve do të kthehej.

Kur ata mbërritën në studio dhe ajo ua tha këtë vendim ,djemtë ishin kategorik për të mos pranuar.

Pas një farë ‘lu fteje’ për t’i bindur, DJ DAGZ ishte më i votuari për t’u kthyer dhe ai vendosi të respektonte vendimin e publikut, por me idenë se do të dilte ditën tjetër.

Ama nuk ndodhi kështu dhe një pjesë e rrjetit e kanë quajtur ‘tradhtar’ duke qenë se dhe vetë DJ PM ishte i bindur se DAGZ-i do të dilte ashtu siç tha.

Mirëpo ditën e djeshme Dagz-i ka shkruar se i mungon shumë Pajtimi dhe ky i fundit i ka kthyer një përgjigje në InstaStory.

“Biri jem t’duu shumee, i miss you toooo, po shihemi shume shpejt, deri n’vdekje #itsPMandDAGZ forever ♥”

Pajtimi duket se e mbështet Arbrin deri në fund dhe e respekton maksimalisht vendimin e tij, pavarësisht se në moment Arbri tha tjetër gjë.

Rikujtojmë se Einxhel shpërthehu në lot pas djales së DJ DAGZ dhe ishte hera e parë që ajo shfaqte atë lloj emocioni në kamera. Edhe vetë DJ DAGZ ka shprehur se një nga arsyet e kthimit ishte Einxhel, kështu që mbetet për tu parë a do lindë diçka mes tyre.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport