Connect with us

Lajme

Do e nxirrni trupin ne plazh si zonje e vertet/ Kjo eshte metoda e depilimit qe do ju heq cdo qime te trupit

Published

on

Hiqni qimet e padëshiruar përgjithmonë dhe pa dhimbje dhe rezultat 100%

Maska magjike për të hequr një herë e mirë qimet e fytyrës dhe të trupit. Kjo maskë për heqjen e qimeve është shumë e lehtë, efikase dhe pa ndonjë dhimbje në fytyrë, duar, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit. Përdoren përbërës natyralë të cilët nuk kanë efekte anësore. Përbërësit e kërkuar:

Miell gruri

Qumësht

Turmerik

Udhëzimet për t’u ndjekur

1.Në një tas, merrni 1 lugë gjelle me miell gruri. Shtoni 1 lugë gjelle qumësht dhe një majë luge me pluhur turmeriku. Përziejini mire derisa të përfitoni një pastë.

Pastaj vini një shtresë të trashë të kësaj paste në zonën e dëshiruar dhe lëreni të thahet tërësisht. Tani hiqeni atë në drejtim të kundërt të rritjes së qimeve.

Kjo maskë do ti bëjë rrëjët e qimeve të buta dhe ata do të heqin pa ndonjë dhimbje.

Lajmi i mirë është që egzistojnë disa gjëra qe mund ti bëni që të keni depilim të padhembshëm dhe ti largoheni iritimit (skuqjes) së lëkurës.

PARA DEPILIMIT

  • Asnjëherë mos u depiloni 1 javë para ciklit menstrual. Në periudhën para ciklit menstrual lëkura është më e ndieshme, prandaj edhe dhimbja është më e madhe.
  • Mos konsumoni kafe dhe alkohol disa orë para depilimit. Kafeja dhe alkoholi e bëjnë lëkurën më të ndieshme, prandaj nuk është mirë ta konsumoni disa orë para depilimit sidomos nëse keni vendosur të bëni depilim Brazilian (depilim në zonen intime)
  • Merrni një aspirin që ta zvogloni dhimbjen. Rreth 30-45 minuta para depilimit merrni një aspirin. Ai nuk to ta bëjë depilimin krejtësisht pa dhimbje por do t’u ndihmojë që ta përballoni më lehtë.
  • Sigurohuni që qimet kanë gjatësi të mjaftueshme.Nuk do të mundeni ti largoni qimet me sukses nëse janë më të shkurta se 5mm. Nga ana tjetër nëse qimet janë më të gjata se 1.5cm dhimbja është më e madhe. Prandaj mundohnuni që kur të depiloheni qimet most të jenë as shumë të shkurta as shumë të gjata. Shkurtoni me gërshërë nëse janë më të gjata sesa gjatësia normale.
  • Bëni dush me ujë të nxehtë para depilimit. Uji I nxehtë i hap poret dhe qimet dalin më lehtë. Fshijeni / tereni trupin mirë para se të filloni me depilim.

GJATË DEPILIMIT

  • Mos vini akull. Me qëllim që ta zvoglojnë dhimbjen disa femra vendosin akull mbi lëkurë të depiluar.Por aspak nuk preferohet ta bëni atë para se ta vini  dyllin (depiluesin )përshkak se akulli i mbyll poret dhe e shtrëngon lëkurën, dhe ashtu qimet dalim me më shumë vështirësi.
  • Vendosni shtresa të holla të dyllit. Duhet të veni shtresë të holle të dyllit në drejtim të rritjes së qimeve. Nëse vendosni shtresë të trashë dhimbja është më e madhe.
  • Shfrytëzoni traka më të vogla. Do të hargjoni më shumë kohë, por do t’iu ndihmojë që dhimbja të jetë më e vogël. Shumë femra tregojnë që në përgjithësi depilimi është më i padhimbshëm kur përdorin traka të vogla.
  • Merrni frymë thellë.Dhimbja i detyron femrat që të shtëngohen gjatë depilimit. Por është e rekomanduar e kunërta- lirohuni dhe merrni frymë  thellë.
  • Emitoni kollitje. Në disa pjesë të trupit depilimi është ankth i vërtetë. Që ta zvogëloni dhimbjen , tërhiqjani vëmendjen trurit, derisa e tërhiqni trakën kolluni-me të vërtetë ndihmon.
  • Pas tërheqjes së trakës, shtypeni vendin. Menjëherë pasi që e keni tërhjekur trakën shtypeni vendin  me gishtin e madh të shuplakës së dorës. Kjo do t’u ndihmojë që ta zvogloni dhimbjen.

PAS DEPILIMIT

  • Veni akull. Në folje të najllonit veni disa kocka akull dhe disa minuta freskoni vendet që i keni depiluar. Ajo edhe do ta zvoglojë dhimbjen edhe do ta largojë iritimin (skuqjen) e lëkurës që paraqitet pas depilimit.
  • Lyni me vaj nga druri i çajit. Ky vaj në mënyrë natyrale e pastron lëkurën  dhe e zvoglëlon ndezjen, , e zvogëlon dhimbjen dhe ndihmon në shërimin e plagëve. Por nëse nuk keni vaj nga druri i çajit mund të përdorni edhe losion me aloe vera.
  • Disa orë mos bëni dush. Posaqërisht mos bëni dush me ujë të nxehtë përshkak se ashtu do ta iritoni lëkurën.
  • Mos vishni rroba të ngushta. Robat e ngushta fërkohen për lëkure dhe e iritojnë. 24 orë pas depilimit përdorni rroba të gjëra dhe të pambukut.
  • Nëse jeni në pushim mos hyni në ujë ditën e njejtë. Uji i ndotur i liqenit dhe uji i kripur i detit shkakton skuqje dhe  ndezje, gjithashtu mund të shkaktojë edhe paraqitjen e  puqrrave.
  • Mos u rrezitni 24 orë para dhe pas depilimit. Rrezet ultraviolete e bëjnë lëkurën të ndieshme prandaj është më mirë të rrini nën hijë.
  • Mos përdorni solarium dhe saunë në 2 ditët e ardhshme. Shmanguni nga sauna dhe solariumi së paku 48 orë deri sa të pushojë lëkura mirë pas depilimit.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport