Connect with us

Lajme

Do e nxirrni trupin ne plazh si zonje e vertet/ Kjo eshte metoda e depilimit qe do ju heq cdo qime te trupit

Published

on

Të dashura vajza dhe gra, jemi fiks në sezonin: Vishu më pak, dhe dil më shumë!

Por tani që po rriten temperaturat, për femrat është më tepër ajo periudha e depilimit të nevojshëm, duke filluar nga këmbët te zona e bikinit..

Dhe sigurisht që metodat e depilimit janë nga më të ndryshmet dhe më të dhimbshmet, nga brisku te dylli apo kremrat.

Por tanimë një teknikë e re depilimi me sheqer po merr famë në New York dhe po përdoret gjithnjë e më shumë nga ato femra që e urrejnë depilimin me dyllë.

Pasta e sheqerit është e përbërë nga vetëm tre përbërës të thjeshtë: sheqer, lëng limoni dhe ujë. Ajo është e famshme edhe në Shqipëri dhe për këtë mund të pyesni nënat tuaja, por deri më tani asnjë qendër estetike nuk e aplikon si metodë depilimi.

“Nuk ka asgjë inorganike në pastën e sheqerit, ajo ka shije të ngjashme me karamelet dhe është e ngrënshme”, shpjegoi estetistja Andrea Schwartzman për “Elle.com”.

Dallimi mes pastës së sheqerit dhe depilimit me dyllë është drejtimi në të cilin aplikohen:

Pasta e sheqerit i nxjerr qimet me rrënjë gjithnjë. Ajo aplikohet në anën e kundërt të drejtimit të qimes dhe duke përdorur gishtërinjtë tanë, me dorashka sigurisht-  jemi në gjendje të heqim qimet që nga rrënjët.

Si vijon procesi hap pas hapi:

Hapi i parë: Sapo hyni në dhomë, estetistët ju japin mundësinë të fshiheni me letra të lagura, që të ndiheni të pastër për veten tuaj. Ata do të kthehen në dhomë kur të jeni gati dhe pak të ngrohtë në mënyrë që të mundet të ngjitet sheqeri në lëkurën tuaj, pasi gjithçka ka të bëjë me temperaturën e trupit.

Hapi i dytë: Përdoret një pastrues për pastrimin e zonës, pastaj pudër për të tharë zonën kështu që pasta të mos bëhet shumë ngjitëse në lëkurën e tuaj.

Hapi i tretë: Estetistja do të ketë një sërë dorashkash në dorën e saj me të cilat do të merret me punimin e masës së  sheqerit dhe vendosjen e saj në lëkurën tuaj deri sa të zhduket çdo qime nga sipërfaqja.

Hapi i katërt: Pastrimi. Ajo që është pozitive në lidhje me sheqerin është se nuk ngjitet si dylli, pasi sheqeri është i tretshëm në ujë

Metoda tradicionale: Si e përgatisnin pastën e sheqerit nënat tona!

Me sa dimë nga recetat sekrete të bukurisë së nënave apo gjysheve tona, porcionet e përbërësve (sheqer, ujë, limon) mund t’i ndryshoni sipas dëshirës dhe nevojës.

Në një tigan shtoni  2 lugë gjelle sheqer kaf, 1 gjysmë gote ujë të vakët 100 ml, lëng limoni sipas dëshirës. Këshillohet të përdorni lëng natyral duke shtrydhur gjysmë limoni.

Përzieni mirë përbërësit mirë me njëri-tjetrin derisa të lidhen dhe lërini të ziejnë për 5-6 minuta. Pasi përbërësit të jenë shkrirë me njëri-tjetrin dhe të jetë formuar një masë xhelatinoze, hidhni masën në  një enë qelqi. Kujdes, sheqeri nuk duhet të jetë shumë i nxehtë.

Më pas me ndihmën e një spatule druri ose plastike shtrini dyllin e sheqerit mbi lëkurë dhe lëreni që të ngrijë paksa dhe tërhiqni qimen nga ana e kundërt. Në këtë rast lëkura duhet të jetë e thatë.

Por kujdes, qimja duhet të jetë e gjatë sa një kokërr orizi në mënyrë që shkulet lehtësisht, por jo më e gjatë pasi mund të këputet

Pas depilimit, duhet të bëni një dush të ftohtë që të mbyllen poret dhe të mos keni problemin e rritjes së qimes nën lëkurë. Bëni një dush dhe vishni diçka të rehatshme dhe të gjerë në mënyrë që të mos pengoni rritjen e qimeve dhe drejtimin e tyre.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport