Connect with us

Lajme

Do favorizoheni nga SUKSESI ne PUNE/Astrologia Susan Miller parashikon keto 6 shenja te horoskopit per SUKSES

Published

on

Dashi

Frika juaj per kritikat qe mund t’iu behen do ju beje me te matur sot. Per cdo hap qe do hidhni do mendoheni gjate dhe do reflektoni. Influenca e yjeve ne planin sentimental do jete komplekse. Nga njera ane Saturni do iu beje te ndiheni vetem dhe t’iu mungoje komunikimi dhe nga ana tjeter Urani do sjelle nje rinovim te gjithckaje. Ju beqaret do i kushtoni mjaft rendesi dashurise. Planetet do ua plotesojne deshirat qe keni pasur. Ne pune, ikja nga puna e nje punonjesi siper jush do ju ofroje mundesine te provoni edhe ate pozicion. Nese ju behet propozimi mos ngurroni te pranoni. Me shume se kurre duhet te menaxhoni me kujdes financat dhe nuk duhet te prisni te pasuroheni menjehere.

Demi

Mos e lavderoni gjithe kohen veten sot sepse do beheni edhe me mendjemedhenj dhe do i vuani me pas pasojat. Me mire beni perpjekje per t’u treguar realiste. Ju qe jeni ne nje lidhje mos luani shume me ndjenjat e partnerit sepse mund ta lendoni thelle ate. As mos provokoni kot se koti ndjenjat e tij te xhelozise. Ju beqaret duhet te pergatiteni per nje dite mjaft te favorshme. Jupiteri iu premton nje takim mjaft te rendesishem. Sipas Dritare.net, ne pune çdo gje do ju duket me e lehte sot sepse deri me sot keni ditur te ndertoni rrugen e duhur. Financat nuk do jene shume te stabilizuara. Veruni fre shpenzimeve qe te mos bini ne gremine. Ju mund t’ia dilni.

Binjaket

Per t’u qetesuar vete sot duhet te vini disa pika mbi “i” dhe te merrni vendime. Sado te veshtira te jene, me mire tani sesa me vone. Influenca e disa planeteve do jete kontradiktore per jeten tuaj ne çift. Situata ne disa momente mund te behet mjaft delikate. Keshilla per ju eshte te mos i besoni askujt dhe ta mbroni lidhjen tuaj nga sulmet e jashtme. Nese jeni beqaret do jeni mjaft sharmante dhe joshes. Per pasoje mundesite per takime do jene te mira. Ne pune ambienti nuk do jete i ngrohte dhe do e keni me te veshtire per t’i kaluar te gjitha pengesat qe ju kishin dale. Ne planin financiar do iu plotesohen kapricot. Hena do iu beje me pak impulsive dhe me te kujdesshem.

Gaforrja

Do jeni shume me te kthjellet gjate kesaj dite dhe gjithashtu do dini te ruani kontrollin e gjithckaje. Per ju çiftet jeta sentimentale do jete e mbrojtur gjithe kohes. Nese kohet e fundit ka pasur pak tension ai do te shuhet teresisht. Per sa iu perket ju beqareve, do jene te shumte planetet qe do ndikojne dhe do iu sjellin fat. Shfrytezojeni çdo takim per te njohur sa me shume persona. Ne pune do jeni me te organizuar se me pare dhe do e perfundoni çdo gje ne afatin qe iu eshte kerkuar. Dite e favorshme per financat, por ende nuk ka ardhur momenti per te bere investime te medha.

Luani

Yjet do e favorizojne gjithe dites jeten tuaj dhe do ua rizgjojne ambicien. Nese keni nje lidhje jeta juaj sentimentale do jete e qendrueshme dhe mjaft harmonike. Lereni veten sa me te lire dhe beni edhe ndonje çmenduri te vogel me ate qe dashuroni. Keni per ta pare sa mire do ndiheni. Ju beqaret nuk do jeni shume te arsyeshem dhe mund te beni disa gabime te pafalshme. Ne pune nuk do dini si t;i menaxhoni disa te papritura qe do ju dalin dhe mund te stresoheni akoma me shume se me pare. Mundohuni te kerkoni mbeshtetje dhe te jeni me te pergjegjshem. Ne planin financiar do kaloni nje dite jo fort te mire dhe duhet te beni patjeter disa kufizime me shpenzimet.

Virgjeresha

Gjate kesaj dite gjerat nuk do shkojne aspak mire. Ne shume momente do ndiheni aq keq saqe do preferoni te mbylleni ne vetvete. Kjo ne fakt nuk do jete zgjidhja me e mire. Nese keni tashme nje lidhje debatet me partnerin nuk do mbarojne. Do keni mendime te ndryshme per diçka dhe asnjeri nuk do pranoje ate qe mendon tjetri. Per ju beqaret jeta sentimentale do jete e furishme. Do keni takime me shumice dhe emocionet qe do perjetoni nuk do i harroni lehte. Ne pune nuk do jeni te kenaqur me rezultatet qe do arrini dhe do fajesoni veten. Buxheti nuk do jete i qendrueshem keshtu qe mos shpenzoni shume dhe tregohuni te matur me çdo veprim qe do beni.

Peshorja

Gjate kesaj dite nuk do e keni shume te lehte te pershtateni dhe shpesh do jeni ne ankth e ne stres te madh. Ju te dashuruarit nga njera ane do kerkoni qendrueshmeri dhe nga ana tjeter do kerkoni te provoni gjera te reja ne çift. Rutina do iu vije ne maje te hundes. Flisni me partnerin dhe se bashku do gjeni rrugen e duhur. Ju beqaret do e keni te veshtire te zgjedhin midis nje aventure pasiononte dhe nje marredhenieje te qendrueshme. Reflektoni mire para se te thoni fjalen e fundit. Sipas Dritare.net, ne pune do ju duket sikur do luftoni me mullinjte e eres dhe nuk do e keni te lehte ta gjeni zgjidhjen. Ne planin financiar do jeni me ambicioze dhe do mundoheni me teper per ta permiresuar buxhetin. Planetet do jene ne anen tuaj.

Akrepi

Ne teresi nuk pritet nje dite entuziazmuese dhe ne shumicen e kohes do ndiheni te merzitur e ne ankth. Per ju qe keni nje lidhje do kete edhe momente te ngrohta, por edhe debate te forta. Mundohuni te mos e ekzagjeroni me ato qe do thoni dhe tregoheni te matur perhere. Nese keni femije merruni pak me shume me ta sepse do ju falin qetesi. Ju beqaret nuk do harroheni nga yjet. Do keni mundesi te mira per te njohur personin qe gjithmone keni enderruar. Ne pune duhet te tregoheni me strikte dhe nuk duhet te dilni jashte kornizave. Po gabuat zor se do e merrni lehtesisht veten. Me financat tregohuni sa me vigjilente dhe mos kryeni investime te medha.

Shigjetari

Do beni me shume perpjekje per t’u perqendruar gjate kesaj dite do ja arrini qellimet. Nese keni nje lidhje e sotmja do jete nje nder ditet me te bukura te muajit. Venusi dhe Neptuni do iu beje edhe me romantike. Mes jush dhe atij qe keni ne krah nuk do ndodhin aspak mosmarreveshje. Ne mbremje lumturia do jete e sigurt. Nese jeni beqare do keni mundesi vertet te mira per takime interesante. Perfitoni sa me shume te mundni. Ne pune me mire degjojini keshillat qe do iu japin ekspertet dhe mos beni sikur jeni te pagabueshem. Kujdes nga Jupiteri ne planin financiar. Mos ndermerrni shume rreziqe sepse do perballeni me nje situate te veshtire.

Bricjapi

Sot do ju krahasojne edhe me macen sepse gjithmone do ngriheni ne kembe pasi te bini. Guximi dhe vendosmeria do merren edhe si shembull. Nese keni nje lidhje se bashku me partnerin do beni çmos ta forconi lidhjen. Do ndermerrni aktivitete te perbashketa dhe do kaloni me teper kohe me njeri-tjetrin. Nese jeni vetem do doni te krijoni nje lidhje vetem per te harruar dashurine e shkuar. Ne fakt, ndryshe nga sa keni menduar, kjo do iu lendoje edhe me shume. Ne pune, qofshi drejtues apo punonjes i thjeshte, do keni sukses te garantuar dhe do jeni me te miren ne profilin qe keni. Ne planin financiar do kaloni nje dite te veshtire, por ne fund do iu gjeni zgjidhje problemeve.

Ujori

Gjate kesaj dite do parandieni diçka, por do gjeni nje shpjegim per te. Degjojeni me shume zemren tuaj dhe mos iu besoni verberisht te tjereve. Nese jeni ne nje lidhje do perballeni me nje dileme shume te madhe. Mendohuni mire dhe merrni gjithe kohen e nevojshme per te reflektuar. Marsi do sjelle takime eksplozive per ju beqaret. Edhe pse do ndiheni mjaft mire duhet te hidhni çdo hap me kujdes e maturi. Ne pune fati do jete pak i ashper me ju dhe do ju duhet te luftoni akoma me fort per te arritur atje ku doni. Ne planin financiar do jete nje dite me fat. Nese pelqeni lojerat e fatit do fitoni goxha. Gjithsesi hiqni ndonje lek menjane.

Peshqit

Sot do beni gjithçka, madje edhe mund te sakrifikoni vetem per te mos pasur me telashet e diteve te fundit. Tre planete mjaft energjike do ndikojne tek jeta juaj ne çift. Ata do ua bejne ate me te animuar dhe do e degjoni shume njeri-tjetrin. Do keni mundesi te flisni edhe per tema te ndjeshme. Ju beqaret pas kaq kohesh mund te gjeni dike per te cilin do iu rrahe zemra fort. Ne pune duhet patjeter te tregoheni me te pergjegjshem dhe te jepni me shume nga vetja. Pranojini edhe kritikat dhe verini disa ne zbatim. Per te permiresuar financat mos u mbeshtesni shume tek miqte sepse ata nuk do iu ndihmojne. Tregohuni pak me vigjilente dhe besojini vetes.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport