Jete
Do i terhiqni meshkujt si me magnet/ Keto jane 10 gjerat qe meshkujt i pelqejne tek 1 femer por nuk i thone

Ata në vete posedojnë X faktorin me të cilin aspirojnë të gjithë të tjerat.
Meshkujt janë krijesa vizuele. Ata e zgjedhin “gjahun” e tyre sipas asaj që e shohin, e pastaj kalojnë në njohjen e bukurisë së brendëshme. Por, derisa disa femra fokusohen vetëm në përmirësim të pamjes së tyre të jashtme, femra magnet e din që magjia e papërmbajtshmërisë është bashkim i bukurisë së brendëshme dhe asaj të jashtme.
Që të bëheni magnet për gjininë e kundërt, fillimisht duhet që t’i largoni të gjitha barierat që ju bëjnë të pasigurta dhe të pakënaqura nga vetja, që ju ndalojnë të argëtoheni dhe të kënaqeni në atë që jeni ju.
Ja se si ta shfaqni versionin tuaj më të mirë dhe të bëheni magnet për gjininë mashkullore:
Silluni sikur një zonjë
Meshkujt dëshirojnë femra që sillen sikur zonja. Mësoni si të lëvizni në mënyrë elegante, si të pezulloni lëvizjet që zbulojnë nervozizmin tuaj (lëvizje e këmbës, prekja e fytyrës, kafshimi i buzëve) dhe keni sjellje të mira. Femra magnet çdo herë e shfaqë feminitetin e saj, sepse e din që pikërisht ajo i çmend meshkujt..
Mos u vishni për femrat, por për meshkujt dhe për veten
Kombinimet e modës që ndjekin tendencat e fundit ndoshta do të sjellin psherëtima tek shoqet tuaja, por tek meshkujt mund të kalojnë pa u vërejtur, edhe nëse kanë efekt të keq.
Femrat kanë tendenca që të rregullohen për të impresionuar njëra tjetrën, e jo për ti magjepsur meshkujt. Për të “robëruar” shikimet e gjinisë më të fortë, më e rëndësishme është që të ndjeheni komote në atë që keni veshur.
Ju mund të jeni të veshura në një fustan ekstravagant me qindra gurë me shkëlqim dhe megjithatë të mos arrini të merrni asnjë kompliment ose shikim magjepsës. Meshkujt pëlqejnë mënyrë më të thjeshtë të veshjes.
Mund të jeni të pashangshme edhe në një fustan të thjeshtë të zi ose xhinse me bluzë të bardhë, derisa të dini se si ti mbani ato dhe përshtaten me stilin tuaj.
Përdorni gjuhë pozitive joverbale
Femrat arogante dhe të ftohta që aktrojnë pakapshmëri kanë edhe sukses më të vogël, sepse shkaktojnë negativitet që i largon meshkujt. Që të jeni krejtësisht e kundërta e tyre, duhet të tregoni se jeni të hapura për komunikim. Takoni shikimin e tij dhe mbajeni kontaktin me sy disa sekonda, buzëqeshni me “masë”, mbajeni kokën drejtë dhe argëtohuni.
Zbuloni mënyrën tuaj unike të flirtit. Meshkujt nuk do të ju afrohen nëse bëheni të pakapshme dhe nëse nuk i jepni dritë të gjelbërt.
Dilni me idenë se kërkoni argëtim, e jo partner
Shumë femra me status “single” dalin me mendimin “Sot duhet të gjej një djalë”, e pastaj i zë gjumi të zhgënjyera në pritje të atij të vëretit. Të zëna me misionin e tyre ata humbasin argëtimin dhe kanë pamje të ashpër, kurse kjo aspak nuk është tërheqëse për gjininë e kundërt.
Kur dilni jashtë, qëllimi juaj duhet të jetë argëtimi. Qeshuni. Buqëqeshja është arma më e fortë e një femre. Ajo reflekton personalitet miqësor dhe të ngrohtë – atë që e dëshiron çdo mashkull.
“Ngjyrosuni” me të kuqe
Ngjyra e dashurisë çdo herë ka tërhequr syrin e mashkullit. Të gjitha hulumtimet vërtetojnë se femrat të veshura në të kuqe janë më tërheqëse për meshkujt. Nxirreni fustanin e kuq nga vitrina juaj dhe mos u mendoni dy herë. Jo vetëm që do të bëheni magnet për shikimet e meshkujve, por edhe do të ndjeheni si “tërheqëse fatale”.
Duajeni trupin tuaj
Sharmi dhe pashmangshmëria nuk kanë asgjë të përbashkët me formën e trupit të femrës ose me kilogramët. Magjia e tërheqjes është në vetëbesimin, në mënyrën e të cilës femra kënaqet në lëkurën e saj, në vetëbesimin feminist të mbajtjes së trupit. Meshkujt nuk do ti vërejnë dy kilogramët e ri që ju çdo ditë i analizoni para pasqyrës nëse ndjeheni të kënaqura me ato.
Angazhohuni dhe bëhuni aktive
Qëndrimi i frenuar me shikim të “vdekur”, shikimi në ekranin e celularit, qetësia – nuk janë sinjale që pranojnë mesazh se ju jeni duke u kënaqur gjatë daljes në mbrëmje.
Tregoni se jeni person argëtues dhe se rreth juve vazhdimisht ndodhë diçka interesante, që ai i cili ju shikon të dëshirojë të hyjë në botën tuaj. Luani, bisedoni me njerëzit rreth juve, qeshurni..
Në këtë mënyrë edhe ju do të ndjeheni më të gëzuara, por edhe do ta intensifikoni tërheqjen tuaj.
Mos i përqeshni anët e këqija të femrave të tjera
Mos e përqeshni pamjen fizike të femrave tjera, e as sensin e tyre për modë, kryesisht kur jeni në shoqëri të kandidatit potencial të zemrës suaj. Komentet e këqija për fustan të shkurtë të femrës nga tavolina tjetër dhe make-upi i keq i femrës që kalon pranë juve nuk do ta rrisin popullaritetin tuaj tek meshkujt. Me përgojimin e tillë ju tregoni pasiguri, e dikush mund të mendojë se ju reflektoni xhelozi.
Më mirë përmbahuni nga komentet mashtruese, për të mos humbur nga tërheqësia juaj.
Mbizotëroni artin e bisedave sipërfaqësore të mbushura me humor
Pasi që kërkuesi trim do të vije tek ju, është me rëndësi që të shfaqni tërheqësinë e karakterit tuaj. Kuptohet, bisedat tuaja të para nuk do të jenë të thella, andaj komunikimi juaj do të reduktohet në biseda sipërfaqësore argëtuese. Edhe bisedat e lira mund ta shfaqin intelegjencën dhe sensin tuaj për humor. Mos i nënvlerësoni.
Dhe ajo që është më e rëndësishme, keni vetëbesim se posedoni një tërheqje magnetike. Sigurisht keni vërejtur se në ditët kur ndjeheni mirë dhe tërheqëse, fitoni më shumë komplimente dhe ju ofrohen më shumë njerëz.
Ajo nuk është e rastësishme. Kur sytë tuaj shkëlqejnë në vetbesim, kur ndjeheni se mund ta rrënoni botën, njerëzit tjerë nuk mund ta injorojnë praninë tuaj dhe magnetizmin tuaj të papërmbajtshëm.
-
Jete2 years ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete2 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized2 years ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete8 months ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme8 months ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme8 months ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete4 months ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani
-
Bota2 years ago
Harrojini rrudhat, kjo recetë 100% natyrale po çmend të gjitha vajzat që e kanë provuar