Jete
Do ju ecin planet qe keni bere/Horoskopi i detajuar per daten 17 Mars 2022, SUKSESI vjen per keto shenja te horoskopit

Dashi
Megjithëse Mërkuri është në një orbitë jo edhe aq të favorshme, sot në aspektin krijues do të jeni në një ditë të mirë. Përsëri do të arrini të sqaroni një herë e mirë disa mosmarrëveshje në raport me dikë.
Demi
Pak nervozizëm dhe mërzitje do të spikasin në ditën e sotme duke sjellë një sërë detyrimesh të papritura dhe shpenzimesh të kota. Mos e teproni me duhanin dhe kujdes me dietën.
Binjakët
Është pikërisht kalimi i Mërkurit në një orbitë të “butë”në shenjën tuaj, ai që do të harmonizojë edhe veprimet tuaja. Ky ndikim bën që si nga ana financiare ashtu edhe nga ana sentimentale të shkojë gjithçka mirë.
Gaforrja
Dita e sotme edhe pse në përgjithësi do të duket e qetë, do të ketë momente melankolike për shkak të Hënës agresive në shenjë. Në mbrëmje, ardhja e dikujt do të bëjë që gjendja shpirtërore të përmirësohet.
Luani
Qielli juaj edhe sot është shumë pozitiv, sidomos në aspektin ekonomik, ku pritet të korrni frytet e një pune që ju ka munduar shumë. Në mbrëmje do të keni mundësi të reflektoni mbi gjithçka.
Virgjëresha
Janë vullneti i fortë dhe dëshira për të punuar dhe për të arritur qëllimet tuaja që do të sjellin edhe një zhvillim pozitiv nga ana profesionale. Nuk do t’ju mungojnë shanset edhe në aspektin sentimental.
Peshorja
Disi hezitues dhe të pavendosur për disa çështje të rëndësishme që kërkojnë një përqendrim maksimal nga ana juaj. Mundohuni të reagoni me gjakftohtësi edhe atëherë kur ju sulmojnë.
Akrepi
Afërdita në shenjë ju bën të jeni shumë tërheqës jo vetëm në sytë e partnerit, por edhe në sytë e kolegëve që punojnë me ju dhe që më së fundi mund të bashkëpunojnë në projekte të rëndësishme.
Shigjetari
Hëna dhe Mërkuri bashkëveprojnë në mënyrë shumë pozitive për ju. Është momenti i duhur për të shpalosur idetë tuaja. Një udhëtim i shkurtër do t’ju vlejë shumë për punën tuaj në të ardhmen e afërt.
Bricjapi
Dukeni disi të lodhur me gjithë përpjekjet që po bëni për të realizuar projektet që tashmë presin për t’u vënë në zbatim. Jeta në çift duket paksa e trazuar, por është vetëm diçka kalimtare.
Ujori
Sot në veçanti do t’ju karakterizojë një entuziazëm dhe një dëshirë për të ndërrmarrë gjëra dhe vendime të rëndësishme. Është ky shpirti i duhur për të ecur përpara.
Peshqit
Krijimtaria juaj dhe intuita që herë pas here spikasin ju bëjnë shpesh të fitoni pikë, që do të thotë punë dhe rjedhimisht para dhe sukses. Idetë e reja nuk ju mungojnë. Vazhdoni kështu!
-
Jete1 year ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete2 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized1 year ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete6 months ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme6 months ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme6 months ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete1 month ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani
-
Bota1 year ago
Harrojini rrudhat, kjo recetë 100% natyrale po çmend të gjitha vajzat që e kanë provuar