Connect with us

Jete

Do te dalin nga veshtiresite ekonomike/ Astrologia Meri zbulon shenjen me FAT per muajin Korrik

Published

on

Astrologe Meri Shehu ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin korrik. Më poshtë gjeni renditjen e shenjave nga më pak e favorizuara tek ajo më me fat për këtë muaj:

12. Dashi – Duhet të kenë kujdes shumë në karrierë dhe në familje. Karriera dhe çështjet familjare do përballen gjatë muajit korrik. Dashët që pretendojnë pushtet do vihen në një pozicion të vështirë dhe dashët që pretendojnë familjen do vihen në një pozicion të vështirë. Por ndërkohë mund të zgjidhin dhe probleme shumë të rëndësishme. Data 5 është shumë mirë sepse do dalin të gjitha të mirat dhe të këqijat e një çështje të rëndësishme karriere.

11. Binjakët – Janë çliruar, por duhet të kenë kujdes në marrëdhëniet erotike, personale dhe në planet e tyre, të cilat mund t’i marrin lehtshëm, por aty mund të jetë një kurth, një pengesë dhe duhet të jenë të vëmendshëm gjatë muajit korrik në hapin që bëjnë, në fjalën që japin. Do kenë mbështetje sociale. Ndërsa probleme do kenë në çështjet ekonomike.

10. Luani – Do dalin, do argëtohen, por do kenë probleme me çështjet e punës dhe të shëndetit. Data 5 tregon gjithë problematikën e një pune dhe data 20 tregon daljen nga kriza e një çështje të rëndësishme dhe daljes nga bllokimet e vështirësitë që mund të kenë pasur në çështjet e punës, ekonomike dhe shëndetësore.

9. Demi – Do vazhdojnë prapaskenat në jetën e tyre personale ose në çështjet ekonomike. Do kenë prapaskena, skandal, marrëdhënie të fshehtë që i vë kufizime, detyrime ose është e keqe dhe përfiton nga ta. Të kenë kujdes sepse gjatë muajit korrik mund të dalin me humbje personale dhe ekonomike. Megjithatë mbështetja, miqtë, shokët janë aty të mira. Data 5 do jetë një ditë e bukur për ta, do njohin një njeri shumë të bukur ose do gëzohen me jetën e tyre. Nga data 20 do bëjnë fillime të reja përsa i përket planeve apo projekteve.

8. Shigjetari – Do kenë një muaj të spikatur, mund të pretendojnë shumë për ekonominë e tyre. Edhe pse një muaj i vështirë, do kenë energji të mirë, do kenë një jetë erotike shumë të mirë dhe të larmishme. Do flirtojnë, por nuk do vendosin për diçka konkretisht. Do kenë aventura, nuk do i thonë jo edhe një marrëdhenie “të rrezikshme”. E rëndësishme është çështja ekonomike ku do vendosin pushtet. Pas 7 gushtit do ndihen më të qetë për të marrë vendime të rëndësishme.

Lexo edhe: Horror në Kombinat/ 30 vjeçarja kishte 15 muaj e vdekur, tronditëse çfarë u zbulua nga ekspertiza, fqinja e tyre bën deklaratën shokuese
7. Peshorja – Do peshojë veten e vetë dhe do na peshojë të gjithëve. Do ndihmojnë veten dhe jetën sociale. Duhet të ketë kujdes çështjet familjare dhe karrierën. Do përballen fuqishëm gjatë muajit korrik. Përsa i përket jetës erotike do jetë pak e ngatërruar, por do sqarohet në fund të korrikut.

6. Virgjëresha – Do marrin lajme të mira në jetën e tyre personale dhe në planet e tyre për të ardhmen. Do komunikojnë me jashtë, do marrin nje pozicion në karrierë. Por me Mërkurin e kundërt deri në datë 12 mund të kemi ngatërresa, probleme, humbje pune, por edhe vlerësim dhe publicitet. Do jetë si një muaj eksperience.

5. Ujori – Të gjithë do venë me pushime kurse ujorët do punojnë, e kanë muaj pune. Do marrin një punë të re, do duan të dalin nga një bllokim shpirtëror, nga një lodhje psikologjike dhe do thonë mjaft. Pas datës 20 korrik mund të fillojnë një punë. Kujdes nga sherret, debatet deri në datën 12.

4. Akrepi – Do kenë bashkëpunime, shoqëri, plane. Por do të shohin mirë çështjet e punës. Do futen në një antagonizëm në lidhje me punën ose në shumë plane të jetës së tyre. Në çështjet ekonomike vazhdojnë paqartësitë, por do çlirohen në gusht. Kujdes me çështjet ligjore të prapambetura sepse deri në datën 12 korrik do kenë paqartësi.

3. Peshqit – Do bëjnë gjëra të mira në lidhje me shtëpinë, me familjen. Do rindërtojnë, do rregullojnë, do blejnë, do shesin. Por kujdes deri në 7 gusht sepse mund të blejnë më shtrenjtë nga sa e kishin menduar. Propozimet familjare mund të jenë të gabuara. Do kenë miq, shok, udhëtime, dashuri, njohje të reja dhe do e shijojnë verën.

2. Bricjapi – Do bëjnë shumë bashkëpunime, lidhje të reja, por mund të mendoni edhe ndarje, largime, tensione, sprova. Do bëjnë shumë gjëra, do sprovohen për të kapërcyer këto momente të mëdha. Këtë muaj do kapërcejnë problematika të mëdha.

1. Gaforrja – Rikthehen problemet, kujdes në vendimarrje, në jetën personale, në punë. Pas datës 12 korrik çlirohen dhe pas datës 20 do jenë më mirë, por kujdes nga ngarkesat emocionale në 5 korrik. Do jenë edhe romantik me Hënën e plotë.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport