Connect with us

Lajme

”Donaldi do martohet me Borën”/ Agron Llakaj e tregon: Mua më thanë edhe që ai e fiton ‘Big Brother’

Published

on

Reality show “Big Brother Albania VIP” është kthyer në një nga emisionet më të ndjekura dhe më të përfolura në Shqipëri. Kjo ishte një gjë e pritur, sepse është edicioni i parë.

Romeo, Donaldi dhe Flori e kopjuan, reagon Agron Llakaj

Me vazhdimësinë e garës, tashmë për më shumë se 100 ditë janë krijuar edhe aludimet të shumta për konkurrentët që mund ta fitojnë çmimin e madh.

Aktori i njohur Agron Llakaj ka bërë një humor në programin e tij “Al Pazar” në Vizion Plus, ku ka deklaruar me shaka se ka dëgjuar se Donaldi do ta fitojë BBV.

Gjithçka u komentua brenda numrit të fundit që ai bëri në Vizion Plus, ndoshta edhe për ta mbështetur Donaldin, aktorit të cilit ai ia hapi derën për në botën e televizionit vite më parë.

“Big Brotherin e more vesh se kush do ta fitojë? Zihen kot aty. E fiton Ilir Shaqiri”, i thotë aktori Agronit gjatë humorit në spektakël.

Agron Llakaj ia kthen brenda rolit: “Jo, mo. Mua më thanë që fiton Donaldi”. Aktori ia kthen: “Jo, e merr Iliri. Donaldi martohet me Borën”.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport