Connect with us

Jete

Donaldi e puthi per here te pare por Beatrix as nuk levizi/ Cfare ndodhi qe e beri Beatriksin mos ti pergjigjej

Published

on

“E haaapiiii” bertiste njehere e nje kohe Rudina Magjistari dhe ne sot themi “E puuthiii” Donaldi,Trixen.

Jo nuk u puthen,e puthi sepse nga video duket Donaldi qe perpiqet gjithe kohes mbi nje Beatrix qe fle me sy hapur.

Puthja e njeanshme zgjati rreth 60 sekonda dhe ajo qe u vu re ishte se me i apasionuari ishte Donaldi ndersa Trixa si ajo qe ka treguar keto dite ne shtepi,e qete,pasive,si nje orendi shume e bukur shtepie.

Duhen dy veta per tango por dy edhe ne nje puthje dhe nga kjo qe shohim,kemi vetem nje Donald qe kerkon pasion,kontakt fizik dhe ledhatime.

Zgjohu Betrixa se dhe bukuroshja e fjetur nuk i rezistoi dot puthjes se princit!

Pasditen e sotme, Donald dhe Beatrix kanë qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit dhe kanë shkëmbyer puthje. Donaldi duket se qëndron pranë Beatrix dhe e puth vazhdimisht duke ia mbuluar fytyrën dhe më pas e puth në faqe e në qafë.

Që prej spektaklit të së martës, ata shfaqën hapur pëlqimin për njëri-tjetrin, gjë që sqaroi raportin. Pasi ndoqën një klip me momentet më të bukura të marrëdhënies së tyre, Donaldi vendosi që të shuajë përfundimisht zërat në publik.

‘’Unë e di që Beatrix ka një siklet për këtë çështje por sot dua të them që unë do bëj çfarë të dua, dhe ajo që dua është kjo’’,– tha ai duke vulosur gjithë spekulimet mes banorëve dhe në publik.

Nëpërmjet kësaj deklarate Donaldi la të nënkuptohet se do të fokusohet totalisht tek raporti i tij me Beatrix duke lënë pas edhe një histori të pa mbyllur me moderatoren Bora Zemani.

Ndërsa në darkën që shijuan së bashku, folën rreth ndjenjave për njëri-tjetrin. Në një moment qetësie, Donaldi e puthi Beatrix-ën.

Pas puthjes Beatrix tha se është një situatë shumë e sikletshme dhe duhet marrë një vendim, ndërsa Donaldi tha se kjo situatë e ka lodhur dhe do të bëjë diçka për veten.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport