Connect with us

Jete

Donaldi mendon se Bora nuk po e pret/ Semi ben deklaraten e forte per lidhjen e tij te re me Beatrix

Published

on

Semi është e ftuar mbrëmjen e sotme në spektaklin e “Big Brother VIP”, ku ka komentuar marrëdhënien e Donaldit me Beatrixën, si një person që e njeh më nga afër banorin. Sipas Semit Donaldi është mbushur me informata të rreme prandaj ka vendosur të deklarohet beqar.

“Duke e njohur Donaldin, mendoj që hyrja e Antonelës dhe Meridianit ndikoi shumë. Ata hynë me informacione të rreme duke i thënë ne të kemi parë beqar jashtë, duke i thënë ku e di ti që njerëzit e tjerë nuk kanë vazhduar jetën jashtë, duke i dhënë sinjale që Bora nuk po e pret, por ka vazhduar jetën. Dhe pikërisht pas kësaj bisede, Donaldi i tha PM se është shumë xheloz dhe duke mos e ditur çfarë po ndodh jashtë, ai është inatosur”, tha Semi ndërsa Arbana e ndërpreu duke i thënë se Donaldi në asnjë moment nuk ka kërkuar një komunikim me Borën.

“Ai ka dashur një sinjal nga Bora. Edhe kur ai i çoi varësen, priste diçka nga Bora. Unë di që Bora ka dashur t’i fusë gjëra, por këto sinjale nuk i janë përcjellë prandaj ai është mërzitur”, u përgjigj Semi.

E pyetur nëse marrëdhënia me Beatrixën është e vërtetë, Semi u përgjigj: “Tani ose ishte takimi me Borën lojë ose po bën lojë me Trixën. Për mua është treguar shumë i dobët”.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport