Connect with us

Jete

Donaldi ne lot/ Romeo hyn ne shtepine e Big Brother, ja cfare po ndodh me ta pas takimit

Published

on

Mbrëmja e sotme ka qenë shumë emocionuese për Donaldin, i cili ka takuar pas kaq ditësh brenda shtëpisë së “Big Brother”, vëllain e tij binjak Romeo.

Vëllezërit janë takuar mes lotësh dhe përqafimesh teksa Romeo i kërkoi Donaldit të mos mërzitet aspak sepse ka dalë burrë me veprimet e tij.

“Ti ke dal burrë, i drejtë, i saktë. Mos ta haj fare”, i tha Romeo Donaldit ndërsa ky i fundit i përlotur tha se ndihet shumë keq me situatat.

Takimi i shumëpritur mes Donaldit dhe Romeos ndodhi këtë mbrëmje në spektaklin e Big Brother Vip.

“Bëj atë që mendon ti, çfarë ke pasur jashtë janë të zgjidhura kështu që, je shumë i fortë, ngulite atë gjë, je shumë i fortë”, tha Romeo.

“Si ke qenë ti a je mirë?”, tha Donaldi.

“Unë çfarë s’po bëj”, tha Romeo.

“Jam në disa momente që doja aprovim, edhe pse e di që kam pasur aprovimin tënd sidomos tek kjo situata”, tha Donaldi.

“Ti u tregove burrë edhe pse të vunë me shpatulla pas muri, je i drejtë je i saktë”, tha Romeo.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport