Jete
Donaldi pranon hapur se i mungon Bora: Banorët e Big Brother janë të bindur se ish-çifti do të rikthehet sërish

Ndonëse për momentin lidhja e Bora Zemanit dhe Donaldit ka përfunduar, deklaratat e këtij të fundit kanë bërë banorët e shtëpisë të aludojnë se historia e tyre ka diçka ende të pambyllur.
Gjatë një bisede mes Semit, Donaldit, Fifit, Kledit dhe Granitit, moderatorja Bora Zemani u bë sërish kryefjala! Banorët, kureshtarë për të ditur më shumë rreth marrëdhënies së tyre, i bënë Donaldit pyetje të tipit: “A je gati ta lësh të ikë”, “A të mungon”, “Pse u ndatë”, etj, etj.
Donaldi, pavarësisht sikletit që shoqërohet gjithmonë kur bëhen pyetje të tilla, pranoi hapur të vërtetat e tij.
“U bënë shumë gjëra bashkë që u ndamë. U ndamë keq, me diskutime, debate. Jo se jemi ndarë se nuk bëjmë për njëri-tjetrin apo se mori fund…U bënë shumë gjëra bashkë. Që më mungon, po, prezenca e saj. Jam shumë i turbullt, është femra që kam dashur më shumë gjithë jetën, por ne jemi gjela të dy. U bë e vështirë, por s’është se u ndamë se nuk duheshim.”- u shpreh Donaldi ndërkohë që Semi ndërhynte herë pas here duke u përgjigjur pyetjeve që ai ~ndoshta~ s’i pranonte dot hapur.
“Këta janë shumë të njëjtë. Janë kopje e njëri-tjetrit, vetëm se njëri është çun e tjera gocë. Këta sapo u takuan dukeshin sikur kishin një jetë që ishin njohur dhe ishin menjëherë shumë të dhënë pas njëri-tjetrit. Këta vdesin për njëri-tjetrin, kjo është e sigurtë!”- dëgjohet të thotë Semi.
Kaq u desh që të paktën banorët të bindeshin se Donaldi ndjen ende për Borën dhe se ndarja s’është përfundimtare.
Ndërkohë pak ditë më parë në deklaratën e saj Bora Zemani tha se pavarësisht ndarjes nga Donaldi të dy e respektojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin.
-
Jete2 years ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete3 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized2 years ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete1 year ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme1 year ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme1 year ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete8 months ago
I terheqim meshkujt si me magnet/ Keto jane 8 gjerat qe burrat pelqejne tek nje grua po nuk i thone
-
Jete10 months ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani