Connect with us

Jete

Donaldi prish mardheniet me Arbanen dhe Lori Hoxhen/ Ja cfare ka ndodhur pas Big Brother VIP

Published

on

“Big Brother VIP Albania” i erdhi fundi, por me fitoren e Ilir Shaqirit, kanë ardhur dhe shumë krisje mes produksionit të Top Channel dhe vëllezërve, Veshaj.

Së fundmi, kjo përçarje ka prekur edhe prezantuesen e programit Arbana Osmanin dhe aktorin, Donaldo Veshaj.

Donaldi ka vendosur që të mos e ketë më ‘follow’ në Instagramin e tij Arbanën, ndërkohë që kjo e fundit e ndjek ende aktorin.

Jo vetëm kaq, pasi Donaldi ka fshirë nga Instagrami edhe emisionin që iu bë dhuratë nga produksioni i Top Channel, i titulluar “Më Lër të Flas”.

Këtë emision ai do ta moderonte me vëllain e tij, Romeo Veshaj, por duket se edhe ky i fundit ka hequr dorë nga projekti, duke bërë të njëjtin veprim si Donaldi.

Madje, mbrëmë u bë e ditur se binjakët së bashku me Trixën kishin refuzuar të shkonin në afterparty me ish-banorët e tjerë dhe produksionin.

Gjithashtu Donald Veshaj ka reaguar për herë të parë në rrjetet e tij sociale me anë të një videoje falënderuese për të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur.

Aktori shprehet se nuk e fitoi “Big Brother VIP Albania”, por ka vendosur që me 100 mijë euro nga xhepi i tij të ndërtojë 4 shtëpi për njerëzit në nevojë.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport