Connect with us

Jete

Donaldi tregon per here te pare pse u nda nga Bora/ Ja cfare tha ai brenda Big Brother

Published

on

Mbrëmja e djeshme ka qenë e tensionuar për Donaldin dhe Trixen.

Pas përfundimit të spektaklit Donaldi ka qenë duke biseduar me Antonelën ku i ka thënë: ”Nuk kam qenë jashtë unë, 8 muaj, e ndoshta ti e di me mirë se unë”! ”E di”- thotë Antonela, e kjo na bën të mendojmë pikërisht se Donaldi mendon qe shkak i ndarjes me Boren mund te ketë qenë Atdheu. Duke qene se Antonela dhe Atdheu janë miq ai shprehet se ajo e di.

Tani, dyshimet e Donaldit nuk e dimë sa qëndrojnë, por dimë që Atdheu gjatë një interviste të fundit në “ëakë Up” në Top Channel ka folur për raportin e tij me Borën. “Ajo është gocë e bukur dhe rob i mirë, por nuk është që, se të ishte ashtu si thua ti, kisha luftuar, se unë jam në një lidhje dhe acarohet dhe goca tjetër. Me Borën s’jemi miq, asgjë fare”, tha Atdheu. Ai habiti edhe me deklaratën për Donaldin, për të cilin tha se është lojtar i fortë dhe e sheh në finale. Megjithatë për Atdheun fituese është Arjola.

“Donaldi është lojtar i fortë, jam fans i tij, është finalist por jo fitues, se Arjola do fitojë”, tha ai. Atdheu shprehu sërish mbështetjen për Arjolën dhe tha se e ka mike, ndërsa për Antonelën tha se vjen një pikë kur ajo acarohet e nuk di çfarë thotë. “Arjolën e kam shoqe, do e mbështes deri në fund, kur kam ardhur këtu ishte e vetmja që më ka mbështet. Unë për vete e kam mbyll si muhabet këtë diskutim, edhe postet në Instagram që i kam bërë ishin mbështetje për Arjolën, por Antonelën nuk e kam hedh poshtë, as kunjë, asgjë.”, deklaroi Atdheu.

Por çfarë ndodhi në spektaklin e mbrëmshëm të BBV? Puthja e Donaldit me Beatrix është komentuar gjatë kudo. E gjitha kjo prej faktit se aktori tha se kishte rënë dakord me ish të dashurën, Bora Zemani se do të hynte vetëm e do të dilte vetëm nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Pasi shkëmbeu një puthje me të dhe u duk sikur do të kishte rikthim kur të dilnin jashtë, Donaldi u kujdes që ti dërgonte varësen e tij për të kujtuar datën e lidhjes së tyre. Por puthja dhe afrimiteti me Beatrix ngatërroi gjithcka.

Mbrëmjen e djeshme, aktori ka folur rreth të gjitha këtyre situatave. “Për mua ishte një shenjë dhe prisja një shenjë që nuk më erdhi kurrë. Prisja një shenjë, një konfirmim ose dicka. Kam qenë i turbullt. Kam qenë në një presion të madh, përzierje ndjenjash realisht të forta. Në momentin që ka ardhur Trixa, më ka pëlqyer gjithmonë tipi i saj, por nuk kam dashur t’ia pranoj vetes sepse kam menduar për njeriun jashtë dhe kur kam qenë jashtë e nuk kam qenë me të. Jam njeri që bëj shumë për njerëzit. Nuk doja t’ia pranoja vetes për një puthje që kam dhënë. E quaja të gabuar se dhe Semi thoshte ashtu”.

“Shenja kur personi është 20 metra larg që këtu. Duke ditur që më ndjek kam thënë se nuk e di si është jashtë e cfarë bëhet jashtë. Doja minimalisht një shenjë. Nuk ka të bëjë me ju, por me atë. Situata ime ka ndodhur e tillë që kam 1001 arsye që i kam ndërprerë marrëdhëniet dhe para se të futesha këtu, nuk kam sqaruar asgjë. Nuk do ia falja vetes që ta mbaja mendjen në një gjë që më duket flluskë në ajër, dicka surreale. Unë e kam shumë të vështirë të pëlqej një njeri. Po të shpjegoj të gjithë historinë”, u shpreh ndër të tjera Donaldi”.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport