Connect with us

Lajme

‘Donaldit i keni bërë presion, i paguani për t’u bërë çift’, Arbana nxjerr të vërtetat e Big Brother Vip

Published

on

Gjatë një bisede me ndjekësit në rrjete sociale, Arbana Osmani u është përgjigjur teorive konspirative që qarkullojnë rreth “Big Brother VIP”. Fillimisht ajo ka kërkuar nga ndjekësit t’i tregojnë teoritë që kanë dëgjuar.

“Që dikush nga pjesëmarrësit ka marrë 30 mijë euro për t’u bërë çift fallco me një tjetër pjesëmarrës”, i ka shkruar dikush.

“Po, ashtu është”, është përgjigjur Arbana me ironi, duke vendosur në sfond Sara Hoxhën duke qeshur me të madhe.

“Që Donaldit aq shumë i keni bërë presion, sa i keni humb 15 kg sigurt”, i ka shkruar një tjetër.

“Aman ma gjeni atë që i ka bërë presion, të vijë të më bëjë dhe mua, të humbas dhe unë ca kile”, i është kthyer moderatorja.

Jo vetëm kaq, teoritë kanë vazhduar nga më të ndryshmet, të tilla si: “Që i jepni instruksione disa banorëve në dhomën e rrëfimit”, “Që lekët në fund i merr ti dhe fituesit s’i jepni asgjë”, “Që fituesin e ke zgjedhur pa e ditur ende kush do ishin konkurrentë”. Më poshtë keni përgjigjet e Arbanës:

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport