Connect with us

Uncategorized

E kam perkrahur Semin per te hyre ne Big Brother VIP por ajo thote ato qe do/ Flet Bojken Lako

Published

on

Këngëtari i njohur Bojken Lako ka qenë i ftuari i radhës në ‘Top Albania Radio’ dhe ka mbyllur me një deklaratë çdo diskutim, pyetje për të dhe Semin në ‘Big Brother’.

Ai ka thnënë se nuk e ndjek shoë-n, pavarësisht se ka qenë një nga përkrahësit e hyrjes së saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Për këtë temë nuk dua të flas shumë. Nuk e ndjek Big Brother dhe nuk do e ndjek, aq më tepër në këtë rast. E kam përkrahur hyrjen e saj si pjesë e mundësisë që të jep një shoë i tillë. Gjithçka ajo ka thënë aty është okej. Semi thotë ate që do”, u shpreh Bojken.

Këngëtari dhe Semi kanë qenë bashkë prej vitesh dhe u ndanë vitin që shkoi. Semi ka treguar se me Bojkenin kanë mbetur miq, por nëse do të usgte në dorën e saj, ajo nuk do të zgjidhte më që të kishte lidhje me personazhe të njohura të ekranit.

“Jeta ime private është e imja. Unë dhe atë që kisha s’doja ta nxirrja, por fakti që ai ishte i njohur dhe njerëzit na shihnin në rrugë e na bënin foto, na bëri të tregonim. Por tani që kam mundësi të zgjedh një njeri, do zgjedh atë që nuk është i njohur”, ka thënë Semi.

Këngëtarja ka treguar po ashtu se me Bojkenin është martuar për tu larguar jashtë vendit, por në momentet e fundit ai ka hezituar për të ndërmarrë një hap të tillë.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport