Connect with us

Lajme

E tregojne ciftet qe ndahen/ Keto jane 7 gabimet fatale qe i cojne ciftet drejt ndarjes se sigurt

Published

on

75% e njerëzve përjetojnë ndarje të shumta gjatë jetës së tyre. Të kalosh një ndarje nuk është padyshim një nga përvojat më të këndshme që përjetojmë, kështu që të kesh sa më pak prej tyre do të ishte mirë. Nganjëherë arsyet që ne ndahemi janë objektive, por ka ende gjëra që mund të kapërcehen për ta bërë lidhjen të qëndrueshme.

Më poshtë janë disa nga gabimet tipike që ne bëjmë gjatë një lidhje dhe e shkatërrojmë atë

1. Të mos jetosh mjaftueshëm kohë me partnerin

Kalimi i kohës cilësore së bashku është shumë i rëndësishëm për një marrëdhënie. Çiftet që e bëjnë këtë janë më të kënaqur në marrëdhëniet e tyre. Kjo sepse ata ndajnë përvoja që i afrojnë më shumë. Por është e rëndësishme të mbani mend se koha cilësore ka më shumë rëndësi sesa ajo sasiore. Mungesa e komunikimit është një nga arsyet më të rëndësishme për një ndarje.

Nëse shikoni një film së bashku ose thjesht uleni në të njëjtën shtrat gjithë ditën, apo gjithë kohës keni mendjen tek puna, nuk do kaloni kohë cilësore me njëri-tjetrin. Mundohuni të bëni gjëra që ju bëjnë të ndërveproni duke luajtur lojëra ose duke shëtitur së bashku.

2. E nënvlerësoni partnerin tuaj

Një studim zbuloi se njerëzit kanë shumë të ngjarë të ndahen me partnerin nëse fillojnë të ndihen të nënvlerësuar. E njëjta gjë vlen për cilësitë e tyre personale me të cilat jeni dashuruar. Vazhdoni t’i admironi për bukurinë, sensin e humorit ose mirësinë e tyre. Mos harroni ta vlerësoni vazhdimisht dhe të tregoni dashuri në maksimum.

3. Shmangia e të qenit të prekshëm

Ndjeshmëria është ajo që bën të mundur lidhjen tuaj me të tjerët. Kur e shmangni atë, mund ta keni të vështirë të jeni të hapur dhe t’i besoni të tjerëve, gjë që është shumë e rëndësishme në marrëdhëniet intime. Nëse nuk i lini njerëzit të afrohen aq sa t’ju njohin më mirë, ju do mbeteni shumë të huaj dhe nuk arrini të zhvilloni dashuri të thellë.

4. Mosrespektimi i kufijve

Mund të ndodhë në një marrëdhënie që në vend të 2 personave, të shfaqet një “ne”. Është e vështirë të bësh dallimin midis teje dhe partnerit duke hyrë në hapësirën personale të njëri-tjetrit.

Mundohuni të mos jeni ndërhyrës dhe të respektoni kufijtë e partnerit tuaj. Gjithashtu, mos u ofendoni nëse nevojat e tyre nuk përputhen me tuajat. Edhe pse jeni afër, ju jeni 2 persona të ndryshëm me nevoja të ndryshme.

5. Mos kujdesia për veten tuaj

Pakënaqësia me personalitetin e partnerit tuaj është arsye e rëndësishme për një ndarje. Mbani në mend se me çfarë personi u dashurua partneri juaj.

Me kalimin e viteve, ju do të ndryshoni në mënyrë të pashmangshme, por nuk do të thotë që duhet të ndaloni së kujdesuri për veten pasi të gjeni një partner. Vazhdoni të shkoni në palestër, të ushqeheni shëndetshëm, të punoni në rritjen tuaj personale dhe profesionale dhe gjithçka tjetër që keni bërë para se të dashuroheshit me partnerin.

6. Të kesh vetëvlerësim të ulët

Vlerësimi i ulët për veten është një kërcënim i madh për një marrëdhënie. Njerëzit që kanë vetëvlerësim të ulët shpesh kanë frikë nga refuzimi dhe bëjnë gjithçka që munden për të mbrojtur veten. Ata nuk besojnë se janë mjaft të mirë për partnerin e tyre dhe nuk besojnë se partneri mund t’i dojë vërtet. Për shkak të kësaj, ata presin që marrëdhënia të përfundojë së shpejti. Prandaj, ata përpiqen të përgatiten për të dhe nuk kontribuojnë mjaft emocionalisht, si dhe vënë në dyshim vazhdimisht veprimet e partnerit të tyre.

7. Shmangia e konfliktit

Mund të duket sikur shmangia e konfliktit ju pengon të prishni marrëdhëniet tuaja, por kjo nuk është e vërtetë. Nëse shmangni ndonjë konflikt, kjo do të thotë që fshihni ndjenjat tuaja të vërteta, injoroni nevojat tuaja dhe ruani zhgënjimin tuaj.

Ju nuk mund të jetoni ashtu tërë jetën! Në fund do të zhgënjeheni shumë dhe thjesht do t’i jepni fund. Konfliktet inkurajojnë komunikimin. Partneri nuk mund ta lexojë mendjen tuaj, kështu që ju duhet të flisni me të, të rregulloni problemet tuaja së bashku para se të jetë vonë.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport