Connect with us

Lajme

Edhe lavatricja i paska disa sekrete/ 4 Gabimet qe bejne te gjitha grate kur vene lavatricen ne pune

Published

on

Nëse mendoni se vetëm produktet ushqimore kanë datë skadence, gaboheni pasi edhe pajisjet elektroshtëpiake kanë një datë të tillë që zakonisht njihet si data e garancisë së përdorimit të tyre. .

Në artikullin e sotëm do i kushtojmë hapësirë, një prej pajisjeve elktroshtëpaike që u ka kursyer lodhjen mijëra femrave në botë dhe ç’është më e rëndësishmja ka ndryshuar konceptin e larjes së rrobave dhe higjienës.

Lavatriçja është kryefjala e çdo shtëpie, por për të cilën kujdesemi shumë pak , thuajse fare. E nëse një lavatriçe ka një afat garancie 10-15 vjet, shpeshherë ndodh që ajo të prishet më parë dhe për këtë fajin duhet ta kërkoni tek vetja. Living ju njeh me katër gabimet që dëmtojnë lavatriçen më shpejt se ç’mund ta mendoni. 

1.Hidhni detergjentin direkt në kazan: Në lavatriçet e vjetra të para 20-30 viteve, hedhja e detergjentit në kazanin e lavatriçes ishte një procedurë e zakonshme, por jo më. Detergjenti duhet vendosur gjithmonë në vendin përkatës. Nëse vazhdoni ta hidhni direkt mbi rroba, ju thjesht po e shpërdoroni pasi ai del jashtë gjatë shpëlarjes së parë.

2.Përdorni programe larjeje me kohë të shkurtër: Shumë zonja mendojnë se procesi më i shkurtër i larjes kursen kohë dhe energji, kur në të vërtetë është krejt e kundërta. Larja me kohë të reduktuar nënkupton dyfishin e energjisë elektrike çka sjell edhe konsumit të parakohshëm të lavatriçes. Mos harroni që kur blini një lavatriçe ose pajisje tjetër të zgjidhni klasin A+ pasi konsumon më pak energji elektrike.

3.Zgjidhni gjithmonë të njëjtin program larjeje: Mamatë dhe gjyshet ju mësojnë që duhen përdorur gjithmonë të njëjtat programe larjeje pasi kështu nuk prishin kurrë. Por nuk është rasti të dëgjoni çdo fjalë të tyre. Lavatriçet ndërtohen mbi bazën e programeve komplekse dhe zgjedhja e programit klasik 60′ për të pambuktat dhe të bardhat apo 30′ për veshjet e mëndafshta, veçse përforcon prishjen e tyre.

4.Nuk pastroni mykun e gomës së derës së lavatriçes:

Lavatriçja është një prej pajisjeve elektroshtëpiake që përdorim më shumë, por për të cilën kujdesemi më pak, sidomos kur bëhet fjalë për pastrimin e saj. Ndoshta shumë prej jush mendojnë që duke qenë tërë kohës në punë, ajo nuk ka nevojë të pastrohet. Në fakt është krejt e kundërta, akumulimi i papastërtive, uji me klor etj bën që në lavatriçen të lulëzojë myku. Ky i fundit jo vetëm që kundërmon erë të keqe dhe pengon larjen e mirë të rrobave, por është i dëmshëm për shëndetin tuaj, duke ju ekspozuar ndaj problemet të frymëmarrjes dhe simptomave të reagimit alergjik. Mos u shqetësoni, pasi me këshillën e mëposhtme do të mund të eleminoni çdo shenjë myku nga makina juaj larëse, të neutralizoni aromat e pakëndshme.

Përbërësit: 50 gramë kripë, 5 lugë gjelle sodë buke, 5 lugë gjelle uthulldhe një sfungjer.
Udhëzime: Fillimisht derdhni kripën në vendin ku hidhni detergjentin dhe lejoni që lavatriçja të bëjë një larje të parë bosh. Mjafton një proces tejet i shkurtër në temperaturë ’40 gradë, për shembull duke graduar lavatriçen tek opsioni i larjes me dorë. Më pas bashkoni uthullën e mollës, sodën e bukës dhe ujë të ngrohtë sipas dëshirës. Me ndihmën e një spurcatori derdhni masën në të gjithë hapësirën e brendshme të lavatriçes, kurse me sfungjerin pastroni derën dhe të gjitha njollat e mykut që duhen në sipërfaqe. Mbylleni derën dhe lëreni të veprojë për 2 orë.

Vendosni lavatriçen në një cikël ‘shpëlarjeje’ dhe shtoni sërish sodë buke aty ku hidhni detergjentin. Pas kësaj makina juaj do të jetë në kushtet perfekte për të punuar sërish si normalisht. Bëjeni këtë çdo 2-3 javë për rezultate optimal dhe mos harroni të lini derën e lavatriçes hapur pas çdo përdorimi.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport