Jete
Einxhel pati debat me Donaldin ne Big Brother VIP/ Reagon per here te pare vellai i Einxhel

Teksa publiku është ndarë në dy “kampe”, atë të Donaldit dhe atë të Einxhel Shkirës, pas debatit të famshëm të së martës, kanë reaguar edhe familjarët e banorëve.
Pas babait të Einxhel, për “Top Albania Radio” ka folur vëllai i saj Aloiss Shkira, i cili ka treguar si e ka parë lojën e motrës dhe debatin e saj me Donaldin.
Pak ditë më parë Einxhel i shqetësoi të gjithë, pasi theu krahun teksa po realizonin provën e javës. Si e mësuan lajmin, ndodhi që po e ndiqnin apo si?
Ajo ishte surprizë dhe për ne. Ne kemi qenë në gjumë kur ka ndodhur ajo situatë. Në mëngjes ma ka dërguar shoqëria videon dhe aty e kuptuam. Ajo është tipi që nuk ankohet direkt derisa të marrë vesh sa serioze është situata.
E prisnit që Einxhel edhe pse e dëmtuar do të rikthehej sërish në shtëpi për të filluar lojën e saj?
Disa njerëz na thonin që nuk është mirë që ta vazhdojë lojën. Ne na lindi pyetja se a është ajo gati që të vazhdojë lojën. Është një vendim që i përket vetëm asaj, askujt tjetër. Babai e ka takuar pak kur ishte në spital, nuk u çmallëm shumë vetëm sa e kemi pyetur si është. Pastaj kemi komunikuar me produksionin për gjendjen e saj.
Einxhel tanimë njihet për karakterin e saj të drejtëpërdrejtë dhe herë pas here ka pasur dhe debate me banorët, siç ishte dhe rasti më i fundit me Donaldin. Si e komenton ti debatin me Donaldin?
Është delikat si debat, por jo se nuk duhet folur. Unë kam vetëm një koment për Einxhel. I beson njerëzve dhe ëndrrave në mënyrë shoqërore dhe jo tek njerëzit, ndonjëherë në mënyrë jo të ligjshme siç janë kontratat. Enxhi preket shumë kur ti i prek karakterin. Ishte me aludime, mendoj që nuk do prekej kaq shumë po të ishte ndryshe. Ajo mundohet t’i japë njerëzve një shans se e ka zemrën e madhe.

A duhet t’i kishte thënë Einxhel ato fjalë në klip që provokuan dhe këtë debat?
Aty është lojë, e zgjedhin vetë si luajnë. Varet si është ndjerë, varet si e ka menduar, varet si i është bërë pyetja, nuk e gjykojmë dot. Nuk e gjykojmë dot as Einxhel as Donaldin.
-
Jete2 years ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete3 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized2 years ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete1 year ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme1 year ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme1 year ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete8 months ago
I terheqim meshkujt si me magnet/ Keto jane 8 gjerat qe burrat pelqejne tek nje grua po nuk i thone
-
Jete10 months ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani