Connect with us

Jete

Elita Rudi e quajti ”Zemra e Donaldit”/ Ja si ju pergjigj Bora Zemani ketij ngacmimi

Published

on

Elita Rudi ishte mbrëmjen e djeshme opinioniste në “Përputhen Prime”. Pas programit ajo ka publikuar një foto me moderatoren Bora Zemanin në rrjete sociale.

“Me zemrën e Donaldit”, ka shkruar Elita krahas fotos, duke tërhequr kështu vëmendjen e të gjithëve. Mirëpo, si ka reaguar Bora?

Ajo i është përgjigjur Elitës duke e ripostuar foton dhe në Instagramin e saj, shoqëruar me disa emoji.

Pas takimit emocionues mes Borës dhe Donaldit në shtëpinë e “Big Brother VIP”,të gjithë mezi po presin të zbulojnë se çfarë do të ndodhë mes tyre kur aktori të dalë jashtë.

Mbrëmjen e sotme këngëtari Naim Abazi ishte i ftuar në “Përputhen Prime” dhe e ngacmoi Borën për këtë çështje.

“A e di që të gjithë shqiptarët po presin një përgjigje tënden?”, i tha ai.

“Më prisni pak dhe mua, se po pres dhe unë dikë”, u përgjigj Bora duke qeshur, duke treguar kështu se po pret që Donaldi të dalë nga “Big Brother VIP”.

Kujtojmë se pak ditë më parë aktori e surprizoi dhe për përvjetor, duke i dhënë varësen e tij.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport